Shko shikoje "sy më sy" Ilir Beqajn të kuptosh nëse ka ngrënë dardhat e tua!
Sot u panë ca pamje kur ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, u çua me pranga në Komisionin Hetimor Parlamentar për të dëshmuar për koncesionin e sterilizimit. Pamje të bukura, demokratike, interesante. Iliri nuk ka humbur asnjë kile, ndonëse teorikisht ka ca halle. Çështja është tjetërkund. Gjatë diskutimit në komision, shumica socialiste, më saktë ata deputetët e PS-së që lehin për kryetarin, nuk kanë pranuar që në komision të dëshmojë Edi Rama dhe Vilma Nushi, përfituesja e koncesionit.
Pesë orë u debatua për procedurë dhe siç pritet u arrit vetëm fakti që Rama dhe Nushi nuk duan të dalin në dëshmi publike.
Ta lëmë zonjën Nushi sepse në fund të fundit ka zakonin e biznesmenëve shqiptarë që bëjnë sikur janë eminenca gri të pushtetit, pa folur që një pjesë mund edhe të jenë dilseksikë. Po kyeministri pse nuk shpreh solidaritet dhe interes për zbardhjen e çdo akuze për një konçesion që e dha vetë?
Pse nuk do të kuptojë ai një herë të vetme nëse Ilir Beqaj ka livadhisur apo jo në bahçen me lule që është Shqipëiria e z. Rama?
Pse nuk shkon më në Parlament ky njeri që përçmon edhe veten sepse thellë – thellë e ka kuptuar se çfarë dështaku është!
Koha do të ikë, z. Rama do të largohet nga pushteti dhe shumë gjëra do të harrohen. Episode, zhurma e kështu me radhë. Por degradimi, regresi demokratik, institucional dhe madje edhe shpirtëror në qeverisjen e tij do të zgjasë gjatë. Do të ketë efekte afatgjata. Sepse mënyra sesi ky njeri ushtron një pushtet të dhënë me votë është shembull i qartë i shndërrimit të qeverisë në një kartel.
E megjithatë historia dhe shoqëria janë diçka më e gjerë, më e madhe. Këto janë plagë të një pabesie që nuk shteron, por plagë mbeten sërish. Ndaj kush ka vërtet thirrjen demokratike dhe atunë qytetarë do të duhet të kishte kuptuar që disa akte, disa qëndrime përcaktojnë një rrjedhë, por edhe një raport reciprok që herët apo vonë do ta japë faturën.
s.zaimi
Add new comment