Putin: Ka ardhur koha që BRICS të ketë platformën e vet ekonomike

Postuar në 24 Tetor, 2024 12:41

Presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur idenë e krijimit të platformës së vetë BRICS, që do të ndihmonte për të zhbllokuar potencialin e ekonomive në rritje të shteteve anëtare.

"Është e qartë se vala e ardhshme e rritjes ekonomike globale po lind në vendet e shumicës globale. Prandaj, ka ardhur koha për të diskutuar idenë e krijimit të platformës sonë për të zhbllokuar potencialin e ekonomive tona në rritje," tha Putin gjatë një takimi Outreach/BRICS Plus në Kazan.

Qëllimi i kësaj platforme është të rrisë flukset e investimeve në vendet e BRICS, në Jug dhe Lindje dhe të fokusohet në investimet në projekte të mëdha infrastrukturore dhe teknologjike në ato vende.

“Është e rëndësishme të ndërtohen mekanizma financiarë alternativë, të besueshëm dhe të lirë nga çdo diktim shumëpalësh për prodhimin, zinxhirët logjistik, të krijohet një shkëmbim teknologjish dhe njohurish të avancuara, të zhvillohen dhe rriten kapacitetet e korridoreve të reja të transportit ndërkombëtar”, shtoi Putin.

Putin ftoi të gjitha vendet e interesuara të bashkëpunojnë në projekte të tilla si korridori i transportit ndërkombëtar Veri-Jug dhe Rruga e Detit të Veriut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.