Transferimi si dukuri e mbetur vetëm në media
Mund të ketë lexues që nuk e kanë qejf faqen tonë. Normale. Por duhet të kenë kujdes se mundet që shkrime të këtushme t'i gjejnë gjetiu. Si p.sh ky shënim që ka marrë transferimin te gazeta "Dita". Pa cituar dhe megjithë gabimet drejtshkrimore. Dhe bën vaki e i njëjti shkrim duket mirë. Larg qoftë!
Gazeta në fjalë ka edhe një bord, ka kontribute nga shumë autorë, në fund të shkrimeve autoriale që janë diamante të publicistikës, vendos ligjin për të drejtën e autorit. Të dridhen mishtë kur ia lyp imagjinatës që ato xhevahire t'i kalosh edhe në faqen që administron.
Ca koshere si puna e kësaj "Dita" që të nxjerr në adresën e vet si pa të keq janë bërë si RTSh dikur: Të pashë në televizor, mirë kishe dalë!
Add new comment