Histeri dhe racizëm me imigracionin/Raporti: Shifrat e imigrantëve ilegalë, të njëjtat që nga 2008

Postuar në 07 Tetor, 2024 16:26

Një studim i realizuar nga “Mirrem” – Migration Policy Center – evidenton se shifrat e imigracionit illegal në Europë që nga viti 2028 nuk ka ndryshuar. Në një bazë të dhënash të përpiluar me këtë rast, rezulton se aktualisht jetojnë diku te 2.6 milionë – 3.2 milionë imigrantë ilegalë në 12 vende që janë Austria, Belgika, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Hollanda, Polonia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Kjo shifër përfaqëson mëpak se 1% të popullsisë së përgjithshme europiane dhe mes 8%-10% të popullsisë së lindur në vende jashtë zonës Shengen

referon raporti.

Sipas të njëjtit dokument:

Nuk ka një ndryshim mes numrit të imigrantëve të parregullt në 12 vendet europiane duke nisur që nga viti 2008, ndërkohë që në vende të caktuara ka variabla të ndryshme

Raporti është cituar nga shumë media europiane që vënë në dukje se retorika e ngritur kundër imigracionit, përfshirë Britaninë e Madhe, ku u kaluar gati në histeri kolektive, nuk justifikohet nga shifrat. Siç duket BE-së i mungon një politikë efektive për ta adresuar dukurinë në fjalë, që i shkon si faturë imazhi vetëm disa vendeve si Italia, Spanja, apo Anglia që së fundmi kanë shpikur edhe idenë e ekstraterritorialitetit.

Raporti po ashtu shtron pikëpyetje mbi rikthimin e kontrolleve kufitare në Gjermani, pa folur për ksenofobinë e vendeve të Europës Qendrore. Racizmi ngre kështu krye pas fasadës së shoqërive të hapura të një Europe është shumë plakur, shumë e vjetër dhe cinike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.