Izraeli deklaron vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah

Postuar në 28 Shtator, 2024 11:46

Ushtria izraelite njofton se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah u vra në sulmin ajror të djeshëm në Bejrut.

Në një deklaratë, IDF thotë se krahas Nasrallahut, u vra edhe komandanti i Frontit Jugor të Hezbollahut, Ali Karaki, së bashku me komandantët e tjerë.

Nasrallah u shënjestrua ndërsa ishte në selinë kryesore të Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit, një bastion i Hezbollahut i njohur si Dahiyeh.

Shtabi është nën tokë, nën ndërtesat e banimit në Dahiyeh, thotë IDF.

Sulmi u krye ndërsa drejtuesit e lartë të Hezbollahut ishin në selinë e tyre dhe ishin të angazhuar në koordinimin e aktiviteteve terroriste kundër qytetarëve të shtetit të Izraelit”, thotë ushtria.

Pasditen e së premtes, të paktën 10 shpërthime të fuqishme tronditën periferitë jugore të Bejrutit pas një sulmi izraelit në zonë.

Ushtria izraelite tha se shënjestroi selinë qendrore të Hezbollahut në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh, duke synuar liderin e grupit.

Sulmi erdhi ndërsa kryeministri izraelit po përfundonte fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke thënë se Izraeli nuk do ta ndalojë luftën derisa të fitojë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.