Lotë dhe tubim për Salianjin?! Si shoqëri e kemi një dërrasë mangët

Postuar në 27 Shtator, 2024 20:13

Salianji shkoi në burg. Me vendim gjykate. Ngriti dy gishtat lart, qeshi dhe hyri në polici. Me pamjen dhe kërrusje andreotiane, një fytyrë e lyrshme prej ciniku, ish-Zëdhënësi i Babales ia mbajti për në Fier. 

Tubimi dhe lotët për burgosjen e tij për pak sa nuk paralelizuan zhurmuesit e Rrugës së Shpresës për Sali Penxheren, aq sa një njeriu normal i lind pyetja: jemi mirë si shoqëri apo jemi kalbësira? 

Lotë për Saimir Tahirin, lotë për Salianjin, madje edhe një monolog sentimental në media kombëtare dhe gjithë media që vëzhgon se çfarë po bën Salianji!

E sigurtë është që një dërrasë mangët e kemi, edhe me standardin e një shoqërie tërësisht amorale.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ahahahahahaha
Sajmiri tek STOP duhet ta huazoje kete shkrim!
Ahahahahahaha

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.