Komuniteti Bektashi si lodra e "Islamit Politik" në Europë
“Pakti Lateran” që po premtohet në Tiranë shtron nevojën e një hamendësimi se pse tani kjo zhurmë? Zhurmë për të cilën u vu në dizpozicion edhe “The New York Times”.
Të shihet sesi ideja është marketuar: Shtet Mysliman, duke kumtuar kërcënin me Islamin Politik në dyert e Europës.
Pra më shumë sesa një propozim është një mesazh politik që në fund ka ngjyrime shantazhi.
Z. Rama po shet çdo gjë: mori afganë, iranianë, afrikanë. Qeshi e u zgërdhi. Veshi atlete dhe organizon evente. I qeshin gazepit të gjithë, por asgjë nuk i dhanë. Dhe më e rëndësishmja: nuk ia hapën dyert e BE-së.
Ndaj mund ta shohim edhe si lodër të re këtë, me fatkeqësinë se mrrokulla këtu është një komunitet shqiptar. I cili nëse sheh titullarin e vet si flet, është në autobuz.
E mira e punës e do që Komuniteti të distancohet dhe sa më shpejt nga kjo maskaradë.
Add new comment