Një shpatë e epokës së Moisiut zbulohet në Egjipt
Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një shpatë të lashtë që i përkiste ushtrisë së Ramesses II, faraonit që studiuesit besojnë se ka referencë në Librin e Eksodit.
Në vendin, i cili quhet Tell Al-Abqain, arkeologët gjetën "një seri njësish arkitekturore me tulla, duke përfshirë kazermat ushtarake për ushtarët dhe dhomat e magazinimit për armë, ushqime dhe furnizime nga epoka e Mbretërisë së Re".
Një nga gjetjet ishte një shpatë bronzi me simbolin hieroglif të Ramessesit. Koha nuk e ka fshirë simbolin e sundimtarit egjiptian.
"Përveç kazermave, u zbuluan objekte të shumta dhe sende personale që u përkisnin ushtarëve," shtoi ministria e turizmit. "[Këto] artefakte ofrojnë njohuri për jetën e përditshme, besimet fetare dhe aktivitetet ushtarake të banorëve të fortesës."
U zbuluan një sërë relikesh, nga armët dhe veglat e punës deri te sendet higjienike dhe bizhuteritë.
Këto [gjetje] përfshijnë armë të përdorura në betejë, vegla gjuetie, zbukurime personale dhe objekte të higjienës.
Ramses lindi në vitin 1303 p.e.s. dhe vdiq në vitin 1213 p.e.s. Ai besohet të jetë faraoni që sundoi mbi Egjiptin në Librin e Eksodit.
Sipas tregimeve biblike, Moisiu i udhëhoqi izraelitët e skllavëruar nga Egjipti në shkretëtirën e Paranit. Megjithëse Bibla nuk e përmend emrin e faraonit që ndërveproi me Moisiun në Librin e Eksodit, shumica e studiuesve besojnë se teksti i referohet Ramsesit.
Dr. Mohamed Ismail Khaled, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikiteteve, tha në deklaratën për shtyp se kalaja ishte historikisht e rëndësishme për Egjiptin dhe shërbeu si një vend kyç. Ajo mbronte kufijtë egjiptianë nga popujt e detit, të cilët përbëheshin nga disa fise që sulmuan Egjiptin.
Add new comment