Hetimet e SPAK si lakmues për rolin e vërtetë të medias në këtë vend
SPAK bëri me dije se akuzat janë njoftuar të martën. “Sot kanë përfunduar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 189, i vitit 2023, në ngarkim të shtetasit Jorgo Goro, të cilit i është komunikuar akuza për veprat penale: shpërdorimi i detyrës, kryer 2 herë në bashkëpunimin, dhe Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publike.
Prej marsit të këtij viti Goro gjendet në burg pasi akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të privatëve, pasuri që aktualisht janë në zoytërim të një shoqërie të Artan Gaçit, bashkëshortes së deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik. Gjykata ndërkohë ka sekuestruar një apartament në pronësi të tij, ndërsa ai akuzohet edhe për tjetërsimin e një sipërfaqe në favor të Arqilea Bollanos, i cili e zëvendësoi si kryetar i komanduar i bashkisë Himarë pas arrestimit
Këto referon BIRN për akuzën zyrtare ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës që ka ndihmuar për tjetërsimin e rreth 6000 m2 tokë në bregdet. Zoti Goro e ka ditur që përfitues është Olta Xhaçka dhe këtu hetimi kërkon thellim tjetër, por siç duket SPAK nuk e heton korrupsionin pasiv.
Çështja është gjetiu. Kur z. Goro kaloi në arrest në mediat pranë qeverisë nisi fushata e avokatisë që është shumë kompromentuese. Ja çfarë shkruante asokohe Mero Baze, një gazetar profesionalisht dhe editorialisht pranë qeverisë, PS-së, Parlamentit dhe disa kryebashkiakëve:
Arrestimi i Jorgo Goros pas hetimeve të padisë së ngritur nga Fredi Beleri për tjetërsimin e një prone në Himarë në favor të një prej pretenduesve, është një rast që ka më shumë rëndësi diplomatike se sa juridike.
Roli i një kryebashkiaku në tjetërsimin e një prone që vjen nga ligji 7501, është thjeshtë tek konfirmimi që jep institucioni i tij nëse AMTP (ose tapia) siç i thonë fshatarët, nëse është origjinale apo jo. Nga falsifikimet gjigande që janë bërë në bregdetin shqiptar, çdo tapie mund t’i thuash që është origjinale, ose nuk është origjinale, dhe gjithmonë ke një arkiv që ta ofron këtë shans. Në zinxhirin e fitimit të pronësisë përmes një AMTP, bashkia është hallka më pa rëndësi. Më e rëndësishme është hipoteka dhe verifikimi topografik në terren.Nëse Goro dhe kolegët e tij në Sarandë, Vlorë, Lezhë, Durrës, Lushnjë e Fier do t’i hetosh për konfirmimet e AMTP, i fut të gjithë në burg, në të gjitha kohët, për çdo falsifikim që ka ndodhur shpeshherë dhe pa vullnetin apo dijeninë e tyre
Sa keq që nuk ka padi për të gjithë këta leshko se do ishin brenda. Problemi është se një kryebashkiak që tjetërson sipas akuzës një pronë të lakmuar në një zonë investimesh nuk mund të kalojë për noter AMTP-sh, sepse AMTP-të nuk janë si moderimi i komenteve të gazetës “Tema”.
Nga ana tjetër në krye të Bashkisë zgjidhen njerëz koshientë për përgjegjësinë e tyre juridike, jo tekaytë që mund t’i përdorë kushdo. Z. Goro e ka ditur shumë mirë se çfarë po bën. Sikundër e ka ditur Bajram Begaj në bazën e Sarandës, apo të tjerë. Dhe ne e dimë se nuk ka një kryebashkiak të vetëm që të jetojë me standardin e rrogës që merr.
Nga ana tjetër nuk është shumë e sigurtë nëse në atë zonë është aplikuar ligji nr. 7501 për tokat bujqësore, sepse në Breg ka patur më shumë kullota. Kështu që këtu edhe teknikisht mund të jetë ndryshe.
Mbrojtja që media i bën njerëzve si Goro është në vetvete akt korruptiv që nuk lidhet me përgjegjësi ligjore. Ajo bën pjesë në procesin e shndërrimit të të ashtuquajturit pushtet i katërt në aneks të pushtetit politik. Nuk është rastësi që çdo editorial i gazetarit në fjalë qarkullohet përnatë në mediat online të qeverisë, apo pranë saj. Siç do bëjnë edhe sot me gjahun e preferuar të manipulimit: Sali Berishën të cilit i komunikohet akuza. Si Goros.
A mos ishte vallë edhe Berisha i përdorur në këtë histori? Njësoj si Goro? Qartësisht jo. Ne kemi zgjedhur hajdutët tanë që t’i mbrojmë dhe Saliu nuk bën pjesë te ta sepse është tallur dhe na ka poshtëruar boll kur ishte në pushtet. Të hakmerremi pra tani.
s.zaimi
Add new comment