Kryeministri armen njofton marrëveshjen e paqes me Azerbajxhanin dhe gatishmërinë për firmosje

Postuar në 10 Shtator, 2024 18:05

Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për një marrëveshje paqeje me 13 pika për të cilat Jerevani zyrtar ka kërkuar të firmosë. Kjo u bë e ditur nga kryeministri armen, Nikol Pashinyan gjatë forumit "Dialogu i Jerevanit 2024". 

13 nene dhe dhe parathënia e draft marrëveshjes janë dakordësuar tërësisht, 3 nene janë dakordësuar pjesërisht, ato konsistojnë në dy fjali literalisht. Ne propozojmë të firmosim nenet e dakordësuar sa më shpejt

ka thënë ai.

Marrëveshja parashikon vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve dhe sigurimin nga pala armene të komunikimive azere në territorin armen. Të dyja vendet u përfshinë në konflikt për Nagorno Karabakun dy vite më parë që përfundoi me fitoren azere dhe largimin e armenëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.