Rama, 220 mijë m2 në Vuno, Berisha 20 mln€ në Porto Romano. Ti e ke Tomorrin apo llafe kot?
Edi Ramës i ka lënë gjyshi 224 mijë m2 tokë në Vuno. Z. Rama e zbuloi pasi erdhi në pushtet. Ai nuk i do ato prona. Jo, nuk i do. Duket.
Gazeta “Tema” shkruan sot se në territorin e Porto Romanos të afërm të Berishës, kompensohen me 21 milionë euro për shkak të pronësisë që kanë aty.
Sipas kësaj gazete këta kanë prona nga Ksamili në Durrës. Të mos harrojmë se edhe Malltezi ishte pjesë e pronës te kompleksi “Partizani”.
Pyetja që lind nuk është se nga dolën këta pronarë se këta duket që janë me origjinë fisnike.
Pyetja është po ti z. Meta, si pjesë e treshes së zhvatjes së Shqipërisë, ke ndonjë gjë apo ke vetëm ato qafat nga bredh si cjap i zënë kaps?
P.sh para ca viteve, butaku politik Blendi Klosi tha se ti kishe Malin e Tomorrit që po e bën gropë. E ke ti? Apo llafos kot ai? Gjynah të mos e kishe se edhe të shkon.
Më shumë madje se sa u shkon atyre dy të tjerëve Durrësi dhe Vunoi.
s.zaimi
Comments
E ka mor zoteri e ka. Ka ate
E ka mor zoteri e ka. Ka ate dhennje tjeter pas tij nese do ta dish
Likja aspiron ti marrë
Likja aspiron ti marrë karrigen Baba Mondit. Ai është spiritualist e jo materialiste. E keni parë sa shumë e do natyrën, nuk la mal pa ngjitur e lumë pa u zhytur.
Baba Mondin nuk e ka per gje
Baba Mondin nuk e ka per gje ky por kerkon te lere gjurme si Sari Sallteku. Gjynah qe nuk u be katolik si rrocomokja Monike.
Statujen e tij do ta ngrene 3 here me te larte ne Tomor se ajo e Azem Hajderrit ne Tropoje. Ne mermer, nga mermeri qe ai ben ne guroret e tija. Do t'i vendosin nje flakand ne doren e ngritur lart, qe te ndricoj gjithe majat e tokes arberore.
Nuk do t'a leme as Monen pa statuje, do t'i bejne nje si ajo e Sfinksit, te ulur ne qypin e WC te derdhur ne flori, sic e ka ajo ne vilen e saj per bushtren leshatore (wc per qenin) qe e reklamoi me krenari. Monen do t'a kishte zili edhe Profetjja Leonore po te ishte gjalle.
Keto editoriale, keto komente
Keto editoriale, keto komente, se di as niveli i Baç Hoxhes nuk jeni.
Mbase baba Mondi, sheron.
Ti paske merak editorialet
Ti paske merak editorialet dhe komentet e nuk të bën përshtypje niveli i politikanëve! Po çfarë mund të shkruash e të komentosh kur ke një kryeministër psikopat e megaloman që kërkon ti japë mend tërë botës, një kryetar opozite që ligjëron nga dritarja e shtëpisë si zogu në kuvli e një tjetër që ka marrë malet.
Add new comment