Lia e majmunëve, OBSH vendos këtë javë nëse kemi të bëjmë me emergjencë globale
OBSH pritet të përcaktojë të mërkurën nëse shpërthimi i lisë së majmunëve në Afrikë përbën emergjencë për shëndetin publik në rang global. Një grup ekspertësh të pavarur do të këshillojnë drejtorin e OBSH-së, Tedros Adhanon Ghebreyesus, në lidhje me rekomandimet e reja për mënyrën si duhet menaxhuar përhapja e sëmundjes.
Prodhuesit e vaksinave tani mund të aplikojnë në OBSH për një licencë urgjence që do të lejonte grupet ndërkombëtare, përfshirë UNICEF-in dhe Gavi the Vaccine Alliance, të prokurojnë dhe shpërndajnë vaksinat e tyre, konfirmoi organi i OKB-së më 9 gusht.
Në qershor, Bavarian Nordic dërgoi 15 000 doza të vaksinës së saj në Republikën Demokratike të Kongos (DRC), ku janë zbuluar shumica e rasteve.
Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë bërë thirrje për "solidaritet global", duke theksuar se rajoni ka nevojë për 10 milionë doza vaksinash, por aktualisht ka akses në vetëm 200 000.
Virusi tani është raportuar në të paktën 13 vende afrikane këtë vit. Muajin e kaluar, katër vende - Burundi, Kenia, Ruanda dhe Uganda - kanë raportuar raste të lisë për herë të parë. Nga 17 541 raste njerëzore të konfirmuara ka pasur 517 vdekje përgjatë këtij viti.
Add new comment