Koha që shërbimi zjarrfikës të privatizohet!

Postuar në 11 Gusht, 2024 17:08

Zjarri doli nga kontrolli në Vlorë para disa kohësh. Në fushën e mbetjeve shtëllunga tymi i zunë qiellin kaltërosh qytetit krenar.

Zjarri mandej doli nga kontrolli në Finiq. E përcëlloi qytetin antik dhe ia hoqi poturet e ullishteve për të lënë vetëm gurët e antikitetit të konstrastonin me të zezën e thëngjillit.

Zjarri doli nga kontrolli në Shëngjin para disa kohësh. Në Gjirokastër këtë zanat ka zjarri për vit; sot ka dalë nga kontrolli edhe në Bulqizë.

Problemi pra është shërbimi zjarrfikës, jo thjesht zjarri. Duhet pra që ky shërbim të privatizohet: ta marrë Kastrati apo Samir Mane që zjarret t’i thërrasin kokës. Nuk vazhdohet kështu. Fundja nëse ka një reformë që di të bëjë kjo qeveri, është të marrë një asset apo pronë e t’ia japë dikujt. Adhamudhi në nivel kushtetues.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Për të ardhur keq pasi unë kam njohur shumë djem të rinj zjarrfikës që e bëjnë atë punë me shumë përkushtim edhe pse mjetet që kanë në dispozicion janë primitive. Në shumë stërvitje ndërkombëtare të huajt e kanë theksuar fort këtë gjë duke vlerësuar shumë punën e zjarrfikësve tanë pavarësisht mjeteve në dispozicion.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.