Mbështetja e Perëndimit për Kosovën është zbehur

Postuar në 05 Gusht, 2024 16:17

Mbështetja e aleatëve për Kosovën është zbehur. Kështu është shprehur presidenti kroat, Zoran Milanoviç, një mik politik i botës shqiptare në Ballkan dhe një njohës i relacioneve rajonale. Krahasuar me Kroacinë, Kosova përfaqëson për fat të keq rastin e kundërt:

Kemi pasur një fillim të vështirë, jemi mbrojtur nga pak njerëz të mirë dhe nuk kemi pasur asnjë ndihmë në fillim. Kosova filloi ndryshe, me shumë mbështetje që më pas është zbehur. Dhe tani ata janë lënë në duart e tyre, pesë anëtarë të BE-së dhe NATO-s nuk i kanë njohur. Kjo është arsyeja pse ajo është sot këtu si mysafirja ime dhe kjo është arsyeja pse, përveç festimeve tona dhe ditëve tona të krenarisë dhe lavdisë, është edhe një nderim dhe mirënjohje për vendin tonë mik

citon “Koha Ditore” Milanoviç të jetë shprehur në përvjetorin e “Sinisjka Alka”, në nder të ushtarëve kroatë që ranë për vendin.

Në këtë aktivitet ka qenë e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Vërejtja reflekton dy vite të vështira të marrëdhënieve të Prishtinës me Perëndimin, për shkak të dialogut me Serbinë dhe detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet e Brukselit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.