Korea e Veriut dislokon 250 lëshues bërthamorë në kufi me Korenë e Jugut

Postuar në 05 Gusht, 2024 14:28

Korea e Veriut ka zhvendosur 250 lëshues raketash, përfshirë ato me kapacitet të lëshimit të raketave me mbushje bërthamore, në kufi me Korenë e Jugut.

Lideri koreanoverior, Kim Jong Un ka mbajtur me këtë rast një fjalim gjatë të cilit vuri në dukje se:

këto janë armë taktike sulme të përditësuara, të cilat i kam projektuar unë

Veprimi është interpretuar nga Seuli si një masë shantazhi ose eventualiteti përdorimi në disa drejtime, por me kufizimet teknike përkatëse.

Përderisa dislokohen në kufi, do të thotë që rrezja e tyre nuk është e gjatë

ka thënë Lee Sung-joon, zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë koreanojugore.

Nga ana tjetër, armët e reja bëjnë pjesë në një program armatimi të Phenianit, që ka vendosur të shtojë arsenalin e armëve të lëvizshme me rreze të shkurtër që synojnë të balancojnë sistemin raketor mbrojtës të jugut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.