Ahmetaj: Dëmi i inceneratorit të Tiranës do të shkojë 700 milionë euro

Postuar në 29 Korrik, 2024 23:11

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj bën përgjegjës kryeministrin dhe kryetarin e bashkisë për inceneratorin e Tiranës. Ahmetaj tha në një intervistë për Syrin se Mirel Mërtiri është thjesht një individ i përdorur ndërsa kostoja totale e inceneratorit të kryeqytetit mund të shkojë 700 milionë euro.

Peka: I mori Mirel Mërtiri këto para...

Ahmetaj: Çfarë Mireli, ai është viktimë. Një djalë dikur punëtor, këta e kanë përdorur dhe e kanë eliminuar dhe syrgjynosur. Mos e zini më Mirel Mërtirin, e gjithë historia është një zhvillim i teorisë së konspiracionit se Mërtiri dhe Zoto janë kokat. Kush e ka bërë Tiranën?

Peka: Kush e ka bërë inceneratorin e Tiranës?

Ahmetaj: E ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Peka: Dhe dëmi ekonomik do të shkojë 700 milionë euro...

Ahmetaj: Do të shkojë nëse nuk ndërpritet sot. Dhe cila është arsyeja që nuk ndiqen paratë.

Peka: Dhe dëmi ekonomik do të shkojë 700 milionë euro nëse nuk ndërpritet sot dhe po thoni se Mirel Mërtiri është viktimë. Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Ahmetaj: Mirel Mërtiri është viktimë. Është përdorur. Mërtiri një djalë punëtor dikur, që ngrihej në orën 5 të mëngjesit, e futën në një rrugë me xm y, z,  që do ta themi në detaje tek takimi ynë i tretë. I kanë thënë se, ai maskarai ju ka penguar. Unë nuk kisha fuqi ti pengoja se nuk merrja dot pjesë në procedurë. Isha në një pozicion që nuk kishte lidhje me procedurën. As nuk isha autoritet kontraktor.

Peka: Por keni refuzuar me një shkresë...

Ahmetaj: Kam refuzuar patjetër. Kam kërkuar që të gjithë rrisqet e një investimi publik të ishin me privatin. U ka pëlqyer apo jo, punë e tyre.

Peka: Ju po thoni se, Mirel Mërtirit i është thënë që ju i keni penguar tek inceneratori i Tiranës...

Ahmetaj: Kur i kanë dërguar diku tjetër, jo në zyrën e të madhit (Edi Rama), por diku tjetër. Ai i kontrollon të gjitha. Madje dhe lutjen për mua, përveçse është pronari i flamurit, atdheut, që unë jam pa atdhe, që unë jam derri në pyll, pra unë isha një derr në pyll. Për këtë dhe mediat shqiptare ishin kazani, se kështu i trajton mediat, si kazani që nga Top Channel, tek Karlo. Kryeministri ka thënë me të drejtë, që thembra e Akilit të korrupsionit janë tenderat. Thashë do sjell katër shembuj.

Peka: Ju po thoni shumë gjëra... në cilën zyrën e dërguan Mirel Mërtirin...

Ahmetaj: Nuk e di në çfarë zyre. Le të investigojë Altin Dumani, mos të merret 5 herë, se pas daljes time të intervistës, përveç se bëri akuza familjare, persekutim si çifute, si në 39-40 në Poloni, përveç se bëri persekutim familjar, përtej kufijve ligjorë, tani e ka për detyrë të investigojë që të mos ketë gjakderdhje. A ka thënë kryeministri që, thembra e Akilit të korrupsionit janë tenderat. Katër shembuj. Infrastruktura me të gjitha institucionet e varësisë, ka bërë diku tek 10 miliardë euro tendera nga 2019.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.