Fjalimi në Senatin Amerikan, demokratët bojkotojnë Netanjahun

Postuar në 25 Korrik, 2024 13:09

Rreth gjysma e demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit zgjodhën të qëndrojnë larg një fjalimi që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbajti para një sesioni të përbashkët të Kongresit Amerikan të mërkurën.

Ftesa për të marrë pjesë në seancën ku do të ishte i pranishëm Netanjahu i ndau ligjvënësit amerikanë, veçanërisht demokratët.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson dhe udhëheqësi i shumicës së Senatit, Chuck Schumer, thanë në qershor fjalimi i kryeministrit do të simbolizonte "marrëdhënien e qëndrueshme të SHBA-së dhe Izraelit" dhe "të ofronte mundësinë për të ndarë vizionin e qeverisë izraelite për mbrojtjen e demokracisë së tyre".

Disa progresistë, më së shumti senatori Bernie Sanders, thanë në atë kohë se nuk do të merrnin pjesë në fjalimin e Netanjahut, duke e cilësuar atë një "kriminel lufte".

Sipas Axios, rreth 100 demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe 28 Demokratë të Senatit ishin të pranishëm, që do të thotë se rreth gjysma e të dy grupeve parlamentare e anashkaluan seancën.

Mes atyre që munguan ishin ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ish-kryetarja e shumicës së Dhomës së Përfaqësuesve, Jim Clyburn, Alexandria Ocasio-Cortez dhe anëtarët e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit, Dick Durbin, Tim Kaine, Jeff Merkley dhe Brian Schatz.

Në vizitën e tij të parë në Uashington pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, Netanyahu tha se ai kërkoi të "paraqiste të vërtetën për luftën tonë të drejtë" në Kongres.

Netanyahu u tha ligjvënësve amerikanë se Izraeli nuk do të ndalet derisa të shkatërrojë kapacitetet ushtarake të Hamasit, t'i japë fund sundimit të tij në Gaza dhe të lirojë të gjithë pengjet e marra në sulmin e tetorit. "Kjo është ajo që do të thotë fitore totale. Dhe ne nuk do të kënaqemi me asgjë më pak.”

Më shumë se 39 100 palestinezë janë vrarë dhe mbi 90 000 janë plagosur që nga fillimi i fushatës izraelite, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.