Europa po kalon në periferi

Postuar në 23 Korrik, 2024 14:52

Europa duhet të marrë në dorë mbrojtjen e vet pavarësisht se kush është presidenti i ri që do të marrë detyrën në janar 2025 në SHBA. Kështu mendon ministri i Jashtëm polak, Radek Sikorski, sipas të cilit partneriteti transatlantik do të vijojë të mbetet i rëndësishëm, por për SHBA qendra e gravitetit tani është Azia.

Politico” shkruan se Sikorski ka prezantuar një dokument prej pesë faqesh në takimn e ministrave të Jashtëm të BE-së këtë të hënë, përmes së cilës u bën thirrje vendeve anëtare të Unionit që të nisin të përshteten me ndryshimet e reja që vijnë nga SHBA.

Ministri polak bën po ashtu thirrje që BE të korrigjojë sa më shpejt perceptimin se SHBA është manipuluar në marrëdhëniet tregtare me BE, nisur nga deficiti tregtar që SHBA ka me kontinentin e vjetër. Në dokument propozohet që BE-ja të nisë një fushatë diplomatike për të bindur palën amerikane për të nevojën e dyanashme të një komunikimi strategjik, diçka që lë të kuptohet se koha kur historia kalonte në Europë po perëndon.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.