Greqi, propozohet "Etika" për ata nxënës që nuk duan mësimin fetar

Postuar në 19 Korrik, 2024 14:41

Qeveria greke ka menduar të hedhë një hap në laicitetin e shkollës duke reflektuar ndryshimet në përbërjen dhe veçoritë e popullsisë. Sipas mediave greke, ata studentë apo nxënës që nuk identifikohen me ndonjë besim fetar, apo që nuk janë ortodoksë kristianë, do të mësojnë etikë në vend të udhëzimeve fetare, nëse ata do të përbëjnë një numër të mjaftueshëm.

Gazeta e djathtë “Kathimerini” i cilëson klasat e udhëzimit fetar “diçka më shumë sesa katekizmi në Kristianizmin Ortodoks” që në Greqi është besimi fetar zyrtar.

Aktualisht prindërit mund t’i pyesin fëmijët për t’u përjashtuar nga mësimi fetar për arsye të ndërgjegjes dhe në këtë kuadër në Greqi ka 10 500 nxënës që janë përjashtuar nga këto klasa. Ministria e Arsimit të Greqisë ka deklaruar se etika do të mësohet nëse ka një minimum prej 10 nxënësish për klasë që nuk do duan mësimin fetar dhe për këtë qëllim do të përgatiten katër manuale për etikën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.