Fjalia tragjike: U zhgënjeva nga Lulzim Basha!
Jam ndarë me Bashën. Kam qenë partizan i Bashës si askush tjetër
Kështu është shprehur Roland Bejko, dikur partizan si askush tjetër edhe i Sali Berishës.
Dje ndërkohë Enkelejd Alibeaj shprehej i zhgënjyer po me Lulzim Bashën. Po pse? Sepse Basha nuk do të bëjë asgjë.
Njerëzit të cilët nuk e ndjejnë ngelen prapa. Kanë ngelur prapa grupi i madh që ikën viti i kaluar që kaluan tek Berisha. Sigurisht nuk kam koment, nuk është rruga morale që lanë betejën. Këtu ishim kur u anatemuan. Ca të tjerë u larguan më vonë tek Berisha. Mesa kuptoj edhe Lulzim Basha do të rrijë aty ku është. Duhet të japim një formacion politik që të jetë adresa e gjithë atyre demokratëve që të mos jenë në mëshirën e fatit as të Berishës dhe Ramës…Nëse Basha zgjedhe që të mos e çojë përtej udhë e mbarë unë do vazhdoj përtej. Ishte i paaftë të bënte betejë me Berishën. Unë do vazhdoj përpara. Respektoj qëndrimin e gjithkujt. Por kjo nuk më bën të qëndroj në letargji
Tani komentet nuk kanë më asnjë kuptim. Në këtë vend kushdo që pështyn edhe një fotografi të Edi Ramës dhe Sali Berishës, bën një akt minimal ekzistencial politik, edhe pse banal. Mirëpo përtej kësaj: si mundet të kesh kaq kohë në politikë e t’i besosh një njeriu si Lulzim Basha?! Ose një njeriu si Erjon Veliaj p.sh?
Të shtrosh për diskutim zhgënjimin nga Lulzim Basha, sinqerisht provon katërcipërisht se ke inteligjencë politike të kompromentuar rëndë. Dhe për rrjedhojë nuk zgjon asnjë lloj besimi. Sepse në politikë vetëm naiviteti nuk tolerohet. Vetë fjalia: u zhgënjeva nga Lulzim Basha, të bën të qeshësh dy shekuj!
Comments
Zoti Alibeaj deri dje dolët
Zoti Alibeaj deri dje dolët kundër Berishës për atë të Lulzim Bashës ju dhe ai e shkatërruar PD dhe gjithshka të saj duke bashkëpunuar me Edi Ramën taulante ballën e desada Ahmetaj e i morët flamurin siglën vulën të ardhurat monetare i blinduar godinën dhe i gjuajtjet demokratëve me gaz lotsjellës Zaten je kuj i ngjan për dhunë turpe zërë se i vrarë demokratët tani po ju them dorëzoni çdo të ardhur të PD dhe faqet sociale okej dhe mos krijoni me percarje
Nuk ishe i zhgenjyer nga
Nuk ishe i zhgenjyer nga Doktor Mortja?!
U zhgenjeve nga Luli?!
Keqardhje…
Add new comment