Asambleja do përbëhet vetëm nga "proletarë"
Mediat raportojnë se në një mbledhje të Asamblesë së partisë, kryeministri Rama ka refuzuar listat e qarqeve duke kërkuar që ata që do të duan të bëhen pjesë e Asamblesë të japin paraprakisht dorëheqje nga detyrat ekzekutive.
Pse ky ndryshim? Kush mund ta dijë saktë, por zyrtarisht partia po përgatitete për Shqipërinë e vitit 2030. Dhe si një parti të cilësn z. Rama e mori dhe e formësoi sipas midesë së vet, kjo qasje lejon një shpjegim. P.sh dikur, pushteti i z. Rama në parti ushtrohej edhe përmes kryetarëve të Bashkive që u bënë kryetar degësh dhe ishin me përkufizim anëtarë asambleje. Kështu raportet e fuqisë në parti anonin përherë e më shumë nga klani i z. Rama që monetarizoi ambiciet e shumëkujt aty.
Sot kush është drejtor diku – pra kush ka lekë – nuk duhet të jetë në forume drejtuese. Po çfarë është një anëtar asambleje pa funksione ekzekutive? Pa peshë në territor për të marrë vota?
Nga ana tjetër duhet theksuar se një arsye për këtë ndarje mundet të jetë edhe politika e re penale në Shqipëri, që po sheh zyrtarë pas zyrtarësh të shkojnë në Prokurori, duke identifikuar PS-në me Hajdutërinë. Aq sa nuk është çudi e as mëkat që kur thua socialist të nënkuptosh një Hajdut.
Në aspektin e perceptimit, përveç ministrave, arrestimet e ish-drejtorëve përbëjnë më pak interes dhe ngacmojnë më pak, kështu që mesa duket një arsye duhet të jetë edhe SPAK. Mbetet për t’u parë lista e asamblistëve të rinj, por nuk ka më asnjë surprizë, xhanëm dhe asnjë interes: në atë parti do jenë nipërit e atyre që kanë qenë. Tani që edhe po shpallin vetë fisnikërinë e origjinave në media.
Add new comment