Fasada e allvano-nacionalizmës: Ikën Beleri me vetulla, (me gjasë) vjen Vangjeli pa vetulla

Postuar në 05 Korrik, 2024 15:54

Pa marrë ende vendimin KQZ-ja, pra Ilirjan Celibashi, për Fredi Belerin, Engjëll Agaçi, qehajai i kryeministrisë, ka dërguar një letër KQZ-së përmes së cilës i kërkon që të njoftohet qeveria për vendimin e marrë.

Me të njoftuar Celibashi – që nuk e dinte as vetë mirë siç edhe tha nëse ligj ia lejon apo jo heqjen e mandatit të Belerit – qehajai i dërgon një letër Bajram Begajt, presidentit të Republikës, de facto yzmeqari me vulë i dovletit.

Pa pritur ende ankimimin në KAS, pa konsideruar se mund të kemi ende shkelje proceduriale, qeveria nxiton të kërkojë shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, me gjasë që të vërë aty Vangjelin pa vetulla siç e cilësoi z. Rama, prefektin punëmbaruar të Vlorës, e për t’i thënë grekut se në vend të Belerit nga Nivica, “ua dhjeva”, u vura një dropullit.

Pra në vend të vëmë vetulla, nxjerrim sytë. Kujt i shkon kjo? Me siguri Vangjel Tavos jo, se ai nuk ka vetulla fare. As Belerit sepse nuk i heq, as Dules, se me ato vetulla edhe përkthen Perikliun. Ja ta gjejë Zografi i Tiranës, që e gjeti fasadën e re ku të shkruajë historinë e allvano-nacionalizmës.

s.zaimi

Comments

Submitted by Flora keci (not verified) on

Turpe për kryeministrin presidentin kukull dhe njerzit që mban në kryeministri kryeministri si dhe Ilirjan Celibashi njerëz rrëmbyes që me çdo kushte të bllokojnë Shqipërinë në be fundi juaj po vjen

Submitted by Flora Dhija (not verified) on

Padyshim, ne si primate i meritojme keta udheheqes.
Nga Tallavaja vijme te Tallavaja shkojme!
Rrofte saliu, tosi, edi e monalikja!
Rrofshin primatet!
Padyshim..

Submitted by Janosh (not verified) on

nje grek iken nje grek vjen
kush fiton a po e gjen?
po kur te shkojne ne Bruksel si do ia beje?
kur ta pyesin ndonje gje e te mos kete letrat e shkruara psh.
Do e kuptojne qe eshte coban komplet?

Submitted by Endri (not verified) on

eshte shume interesante se si turma e madhe e "intelektualeve shqiptare" qe tallin menderen me te gjithe ata qe kishin dale nga Berisha, kur vjen puna per Belerin e trajtojne si grek, jo si kandidat i Partise Demokratike dhe Berishes ne dore te pare.
Bile per me teper, vetem belerit i ka bere keq ky Rama, ketyre te tjereve te PD jo.
A e kuptoni cka bere ky doktori a jo? Hodhi ne aventure jo vetem nje komunitet te tere te barabartesh me Belerin, te cilet me perpara as emrin nuk i kishin degjuar, e pas tij mori ne qafe edhe kryeministra e me shume, futi ne hall edhe Brukselin. Jane shume te rralle parlamentet ku ka nga ata qe jane ulur ne karrigen e deputetit pas nje burgu per hajni. Tani ne kete liste eshte edhe Brukseli. Te pakten pritet te jete...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.