Shqipëria është me kancer të pashërueshëm

Postuar në 04 Korrik, 2024 12:51

Sot në Parlament po flet ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu. Zonja Koçiu shprehet se në QSUT janë investuar 100 milionë euro, se është reduktuar koha e shërbimit të akseleratorëve, se është përmirësuar sistemi i rimbursimit për kimio-terapinë etj..

Po sot, është arrestuar Ilir Beqja, ish-ministër ië Shëndetësisë për shkak të abuzimit me fonde të BE-së. Por kjo duhet sqaruar zyrtarisht.

E ndërkohë që njerëzit shohin sesi zhvillohet telenovela e mjekësisë shqiptare, që i ngjan pëherë e më shumë një shërbimi funeral, në skenë del mjekja Alekta Pere, e përfshirë në dosjen e Onkologjikut.

Nuk hyjmë fare në diskrecionin e akuzës, është fajtore apo jo. Është përgjegjëse apo jo. Zonja Pere ka bërë një shërbim të madh publik dhe politik me intervistën e saj: duke zbuluar nivelin e shqipes së vet, sintaksën e të menduarit dhe të folurit për të na bërë të kuptojmë kujën dhe gjëmën që mund të përfshijë një njeri normal që nesër mund të gjendet përballë kësaj mjekeje për t’u trajtuar si i sëmurë terminal.

Në rendin e logjikës, treshja në fjalë është: Ilir Beqja në krye, pasi e di çfarë flet, pse flet dhe kur flet. Pastaj Albana Koçiu e në fund zonja Pere. Pra, të paktën për nga mënyra e komunikimit, ne kemi degradim edhe në raport me zotin Beqja, që qëndron ku e ku më lart dhe larg dy të tjerëve. Kjo është Shqipëria e sotme që mbrohet vetëm nga ata apo ato që njohin vetëm një nocion gjeografik, moral dhe politik referimi: kryeministrin 2 metra.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.