Në kërkim të një kandidati mançurian

Postuar në 29 Qershor, 2024 15:29

Unë do të preferoja një figurë që vjen nga diaspora, një figurë të pakontesueshme që do të gëzonte besimin e të gjithë strukturës së partisë. Nuk e kam emrin, por po bëj profilin si do doja unë. Edhe Tabaku mund të ishte një figurë e shkëlqyer për kandidate për kryeministre, qoftë për profilin që ka, qoftë për individin që përfaqëson 

Kështu u shpreh pak ditë më parë një ndër përfaqësuesit kryesorë të PD-së, Gazmend Bardhi. Ideja është shprehja e qartë e një kompleksi të ngulitur të politikës shqiptare që kërkon të grimojë veten me gjetje të pakontaminuara, ndërkohë që problemet zgjidhen nga ata që i krijojnë. Mirëpo brenda PD-së, madje Byrosë drejtuese të saj, ka kundërshti. Argita Malltezi, vajza e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, shprehet kundër për momentin ndaj kësaj ideje duke cilësuar se ajo është e pastestueshme.

Mendoj që është një eksperiment i patestuar, por edhe i rrezikshëm në një farë mase, sepse vlerësimi me realizëm i situatës autokratike në të cilën ndodhet Shqipëria, i eliminimit të zgjedhjeve të lira, për shkak të masave represive të Ramës me të gjitha format, me drejtësinë, në kapjen e financave publike etj, e bën të pamundur një gjë të tillë, sado që është një ide shumë e mirë.

 E kam dëgjuar idenë, por kam menduar se bëhet fjalë për një kryeministër pas fitorës së zgjedhjeve, sepse atëherë, kuptohet që është fare e mundur si alternative

ka thënë ajo.

Malltezi ka lënë të kuptohet se Sali Berisha ka në mendje të kërkojë një mandat të ri për kryeministër, një sfidë më vete kjo për skenën politike opozitare. Kur kanë mbetur diçka më pak se një vit nga zgjedhjet, opozita ende nuk ka kristalizuar një mendim të pjekur se kush duhet të garojë përballë Edi Ramës.

Kandidatët e importuar duken një modë që po perëndon, sidomos nëse shohim edhe përvojën me Greqinë. Kasselakis i Syrizas, përfaqëson çdo gjë jokonvencionale në Greqi, por ai dështoi për arsye që formalisht kanë të bëjnë me mentalitetin e tij në drejtim, diçka që nuk pritet kur kandidati vjen nga Perëndimi, pra me kredencialet e demokracisë.

MItsotakis erdhi nga Perëndimi si karrierë, por ai ka një trashëgimi politike familjare në emrin e tij, kështu që diskutimi i nisur sot me ide për një kandidat nga jashtë, që është në rolin e një Bashe në duart e dikujt tjetër, e bën propozimin një element me shumë të panjohura, pa folur për faktin se ndërhyn në koniunkturën e tanishme të PD-së me një dërgesë që nuk dihet se çfarë përfaqëson realisht, por që sugjeron se në PD sot ka njerëz që kërkojnë njerëz jashtë ndikimit të Berishës.

Comments

Submitted by Dori (not verified) on

Sali Berisha eshte kandidati i vetem per kryeminister. Gazmend Bardhi e di me mire se kushdo tjeter kete. Te gjithe e dine kete.
Nje kandidat tjeter eshte kunder logjikes elementare, sepse nenkupton nje qe nuk eshte dakord me Berishen, qe dmth nje antiberishist; si mund ta pranonte nje kandidat te tille shumica derrmuese e demokrateve, qe jane berishiste?!
Arsyetimi se me kandidatin tjeter synohet terheqja e elektoratit gri, edhe kjo nuk ka kuptim; eshte e pakuptimte, qe per te joshur votues te tjere, te zemerosh shumicen derrmuese te votuesve tradicionale!
Pertej kesaj, Sali Berisha DUHET te jete kandidati per kryeminister. Ky bashkim qe eshte arritur ne PD, eshte fale vullnetit te tij; po te ishte per te tjeret, si nga ata te rithemelimit te dikurshem, ashtu edhe nga ate te grupimit te Bardhit, nuk kishte shanse per bashkim. Barren kryesore, na fakt te gjithe ate, gjate zgjedhjeve lokale, e mbajti Berisha; 80 vjecar dhe bente nga dy-tre takime ne qytete te ndryshme te vendit. Ishte vullneti i tij qe beri te mundur protestat e medha te koheve te fundit; padyshim, qe shumica derrmuese e tyre, dolen se i thirri Berisha dhe jo se i thirren Noka me Bardhin.
Imagjino cfare absurdi: te gjithe punen ta beje Sali Berisha, qe me pastaj t'i thote ndonje tjetri "urdhero, hajde beju Kryeminister"!

Submitted by tex (not verified) on

sarkazem??!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.