Pse duhet të paguajmë ende për AMA-n?
Janë pamje nga një show televiziv, në orarin kur të gjitha moshat janë para ekranit.
“Përputhen”, një program sa i klikuar, aq edhe i kritikuar për shkeljen e etikës, ka kaluar çdo kufi.
Ekrani i Top Channel i serviri kësaj radhe audiencës një shfaqje në kufijtë e pornografisë.
Dy personazhe në qendër që vetëm rrobat i pengojnë të kryejnë një akt seksual, moderatorja që ekzaltohet dhe të pranishmit që zgurdullojnë sytë.
Përsa kohë shfaqje të tilla i shohim në ekran në orarin më të papërshtatshëm, pse paguajmë ende për Autoritetin e Mediave Audiovizive?
Add new comment