Nxënësit shqiptarë, të fundit për mendimin krijues
Nxënësit shqiptarë renditen të fundit në një klasifikim që ka bërë Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) për aftësinë e të menduarit në mënyrë krijuese.
PISA ka matur aftësitë e nxënësve 15 vjeçarë për të menduar në mënyrë krijuese si një mënyrë për të vlerësuar aftësinë e tyre për t’u angazhuar në mënyrë produktive në gjenerimin, vlerësimin dhe përmirësimin e ideve.
Shqipëria renditet e fundit me 13 pikë në një listë prej 64 vendesh, e cila kryesohet nga Singapori me 41 pikë. Mesatarja e vendeve të OECD ka rezultuar 33 pikë.
Singapori ndiqet nga Koreja e Jugut, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re.
Ndërsa Shqipëria renditet e fundit pas Autoritetit Palestinez, Republikës Domenikane, Marokut, Uzbekistanit dhe Filipineve.
Comments
Nxenesit shqiptare
Nxenesit shqiptare ashtu si edhe krejt populli shqiptar duhet te renditet ne fund per sa i takon mendimit krijues! Kjo rrjedh nga tradita, edukata prinderore (per nxenesit) dhe vulgariteti shoqerues ne cdo qelize te shoqerise shqiptare! Jemi te bllokuar, me kompleks inferioriteti ekstrem si popull dhe me mungese te theksuar kurajoje! Vetem per llafologji boshe jemi!
Kena momat tona qe menon per
Kena momat tona qe menon per na
Add new comment