Gjermania publikon Direktivën për Mbrojtje në rast lufte: kthehet tolloni dhe kontrolli i mediave

Postuar në 10 Qershor, 2024 20:47

CNN citon një dokument prej 67 faqesh që supozohet të jetë një direktivë e përgjithshme e mbrojtjes së Gjermanisë në rast të një konflikti të armatosur. 

Sipas dokumentit jeta e përditshme do të transformohet duke përfshirë mes të tjerash, mobilizimin e detyrueshëm, racionimin ushqimor dhe të karburantit përmes tollonave, por edhe kanalizimin e burimeve njerëzore në shërbim të luftës. 

Plani parashikon krijimin e rezervave federale ushqimore, shndërrimin e metrove në bunkerë dhe përgatitjen e emergjencave spitalore. 

Ministrja e Brendshme Nancy Faeser ka deklaruar se vendi duhet të armatoset më mirë në dritën e agresionit rus që “ka ndryshuar tërësisht situatën e sigurisë në Europë”. 

Plani po ashtu paralajmëron popullsinë se në rast të një lufte nuk duhet pritur menjëherë ndihmë e organizuar qeveritare për shkak të sulmeve eventuale në disa rajone. 

Plani po ashtu konsideron edhe trajtimin e mediave dhe rolin e tyre. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.