Avokatë për Zhvejkun e financës

Postuar në 01 Qershor, 2024 15:17

Pas kalimit në dyert të gjykatës të skandalit të Mikrofinancës, në media ka nisur kundërofensiva e njerëzve të “sistemit” për të mbrojtur shëndetin e sistemit. Themi njerëz të sistemit sepse janë po këta që thonë se “raste të veçanta nuk mund ta vënë në dyshim sistemin”. Në dy intervista, avokati Bledar Cenameri i “CLO Legal Solutions” dhe Arlinda Muja e shoqatës “Mikrofinanca” vënë në dukje se i ashtuquajtur sistem ka rregulla të qarta dhe askush nuk duhet të druhet.

Avokati shpjegon sesi duhet paguar kredia, a thua nuk e dinë njerëzit një gjë të tillë, ndërkohë që lihet në heshtje marzhi i gabimit administrativ nga njësitë e sistemit. Ta zëmë një tepricë e mbetur nga ristrukturimi i një kredie, qoftë edhe për shkak të rritjes së normës së interesit, mundet të mos i njoftohet klientit që mandej kalon për raportim te Banka e Shqipërisë. Kush përgjigjet për këtë gjë? Apo me një “më fal” banka e kalon lehtë? Po kështu, ka patur raste që kreditë e këqija i janë shitur operatorëve si “Final” dhe “MCA” pa vënë në dijeni klientin që është vënë mandej para një fakti të ri që është represioni fiskal dhe përmbarimor i mikrofinancës.

Sa për zonjën Muja, është shumë interesant fakti që asaj si përfaqësuese e shoqatës iu deshën 4 vjet që të kuptonte se diçka po ndodhte.

Është me shumë interes të shihet lodra e apologjisë së sistemit që po zhvillohet me logjikën: rregulla ka dhe janë të qarta. Por po kështu ka edhe maskarenj. Ka edhe një Bankë të Shqipërisë që fle gjumë, ose bën sikur fle bashkë me Guvernatorin që është Zhvejku I Financës shqiptare. konvenient për të gjithë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.