Banka Botërore, plan për të shpëtuar skemën e pensioneve në Shqipëri
Qëndrueshmëria e skemës së pensioneve në Shqipëri, është në rrezik të madh, kjo për shkak të informalitetit në ekonomi, emigracionit të lartë si dhe plakjes së popullsisë.
Pikërisht për të pakësuar problematikat deficitare, Banka Botërore ka vënë disa propozime në tryezë për Ministrinë e Ekonomisë.
Disa prej tyre, i zbulon për MCN, zv.ministrja Holta Manjani.
Skema e re e pensioneve:
BB, propozimet:
-Të hiqen rimbursimet për pensionet e bujqëve, (shteti paguan një pjesë që prej 2014).
-Përfitimi i pensionit social, të rritet me 2 vite. (70-72)
-Të gjithë ata individë që nuk kanë bërë as vite për pensionin minimal, mund ta përfitojnë edhe 67 vjeç atë të pleqërisë, le ta përfitojnë, por rreziku për pensione shumë të ulëta.
Manjani thotë se vetë Ministria, po shqyrton disa masa që mund të shërbejnë për të ulur dëmin që i shkaktohet skemës aktuale nga informaliteti gri (nëndeklarimet e pagave).
Masat që mund të merren:
-Pagat referencë, mekanizëm për të detyruar bizneset të deklarojnë pagat e vërteta.
-Masë: ulja e ngarkesës kontributive, që paguhet nga punëdhënësi. Reduktimi i tatimfitimit nëse është paga më e lartë (ende e papoërcaktuar), një lloj ndihme. Do e detyrojë të tregojë pagën e vërtetë që të përfitojë uljen.
Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha thotë se propozimet e BB, kanë kohë që i janë drejtuar shtetit shqiptar dhe se fokusin e kanë në ndryshimin e masës së pensioneve.
Ndërsa deputetja e Partisë Socialiste Pranvera Resulaj, thotë se qeveria do të kujdeset që indeksimet si dhe rritjet e pensioneve, të bëhen në varësi të kategorive.
Për anëtarin e Komisionit të Ekonomisë, deputetin e PD, Arbi Agalliu, fakti që skema aktuale e pensioneve ka dështuar, por qeveria nuk ka mundur të marrë masa efektive, ngjall pasiguri për ndryshimet e parashikuara për kontributet.
Rreth 145 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit gjatë vitit të kaluar për të mbuluar deficitin në skemën e pensioneve, për shkak se kontributet e derdhura nga punonjësit nuk kanë mjaftuar për të paguar pensionistët.
Add new comment