Injorojeni siç bëjnë në Prishtinë dhe Athinë
Zoti Rama duket se e ka kompleks të madh injorimin që i vjen nga Kosova. Si një person që u mësua të nënshtrojë këdo në PS, që pa që ata që dikur u lëpihej deri në neveri, i lëpihen tani, si person pra që pa në vetë të parë se çdokush ka çmim, dhe si një qenie që vuan deri në torturë begenisjen e tjetrit, z. Rama nuk po di se çfarë të bëjë tashmë për ta homogjenizuar turmën shqiptare rreth vetes, të cilën e sheh si obeliskun e kombit.
Kështu, pas një fotoje të shpërndarë nga magazinat e Endri Fugës ku kryeministri nuk lëviz nga vendi kur i jep dorën Albin Kurtit, z. Rama, që mbaron ta begenisësh pak, po pak fare, doli e dha një divan-intervistë me Berat Buzhalën, në të cilën thotë ndër të tjera:
Albini është opozitar profesionist. Pres ditën kur Albini do dalë të protestojë kundër qeverisë së vetë. I vetmi që mund ta rrëzojë Albin Kurti, është vetëm Albin Kurti.
Ai nuk përmbushet nga epshi vet revolucionar dhe shkon në Maqedoni, vjen në Shqipëri.
Unë s’e imagjinoj dot jo të shkoj të bëj degë në Kosovë, por s’e imagjinoj dot të futem të them atje se çka bën Qeveria për popullin e Kosovës dhe çka nuk bën.
Ditën që Albini ka ardhë me i prezantu kandidatët, ka ngrënë spageti me mua. Dhe do të hajë prapë kur të vijë të prezantoje kandidatët.
Mu më thonë shpesh shqiptarët si mund ta trajtosh kështu vëllain e vogël. Vëllai i vogël bën edhe kështu dhe s’ke çka i bën
Pesë lekëshe e ka politikën ky mavria. Pesë lekësh edhe manipulimin që mendon se e luan bukur. Nuk di kush, ata që kanë mendje në kokë, që z. Rama të jetë vëllai i madh i Ali Ahmetit dhe Albin Kurtit. Madje nuk është as babai i Erion Veliajt po të flasim politikisht. Z. Rama bën ca lodra meskine që i drejtohen budallallëkut dhe anës sipaërfaqësore të diskutimit, synon ta tjetërsojë imazhin që kanë për të duke aktruar si figurë ndryshe.
I bën këto të gjitha sa për llogari të vet, aq edhe për të korrigjuar disa gjëra që nuk zhbëhen më. Ta zëmë, pas tentoi gjatë të negocionte me kryeministrin grek, Mitsotakis, u injorua në atë masë saqë u shpërfytyrua derisa përfundoi në stadiumin e Galatsit për të folur për ligjin e luftës. Një palaço që vështirë se e has në kohën tonë. Më pas atë e ngritën me ovacione hilat dhe xhufët me radhë në Tiranë, por nëse ka një karakteristikë që e bën z. Rama 100% shqiptar është kompleksi i çuditshëm që “nuk më duhen ata që më mbështesin, pse ka ca që nuk ma pjerdhin”.
Dhe Kurti hyn te një ndër këta që e bëjnë z. Rama të shndërrohet në figurinën e asaj që shet përditë në media, sepse kriza e dy viteve të fundit nuk i dha të drejtë. Ai po përpiqet të hyjë në Kosovë nga dritarja, pas doli vetë nga dera. Ai po përpiqet të krijojë Asocacionin e vet me Buzhalën dhe Baton Haxhiun ndoshta, për të izoluar në një diskutim publik kryeministrin aktual të Kosovës që përfaqëson një linjë të pavarur mendimi politik, pavarësisht sa e suksesshme apo jo është.
Po si mundet të ketë mes shqiptarëve dikush që mendon e flet me kokë të vet pa pyetur Edin?
Po si mundet që Edi të gabojë? Si mundet të mos e dëgjojnë Edin xhanëm këta derra që nuk shohin se sa lart e ka çuar Shqipërinë? Dhe tani, gju më gju me popullin përmes mediave që kanë një vesh nga populli e një nga ambasadat, z. Rama po bën politikë fundjave: një kritikë dashamirëse Albinit, vëllait të vogël – se unë jam i madhi, ndonëse ky është vetëm I Gjati – ca ndodhira me makarona e pjata, trivialitete që zhbëjnë nevojën për replikë dhe ja, edhe kosovari i thjeshtë mendon: nuk është aq i keq.
Në fakt ky është fatkeqësi me këtë mantelin e këllirës morale që përfaqëson dhe mishëron. Me aftësinë për të kooptuar dhe korruptuar edhe perceptimin e një shoqërie që e do diçka të tillë. Por ka ky një pikë të dobët që e vuan shumë: Mos Begenisjen! Lëreni të vijë vërdallë, të llapë e të flasë siç ka bërë që nga viti 2000 se përralla e këtij eci vetëm në Shqipërinë që është në sëmundje terminale. Lëreni pa iu përgjigjur, injoroni ekzsitencën e tij individuale dhe mundet që ta gjejmë të dyshojë nëse ekziston apo jo. Sepse një pacient i imazhit si ky jeton vetëm për afirmimin e Tjetrit. Lëreni të vërdalloset sa nga një divan në tjetrin, pa e quajtur se është. Dhe do e shohin të gjithë se nuk ka realisht gjë për të thënë dhe se është shumë banal nga sa është shitur.
s.zaimi
Comments
Ore si doli me zgjedhjet ky
Ore si doli me zgjedhjet ky Kurti? Me gjase ne 2025 do jete maxhorance ne Shqiperi.
Nje pyetje kam. Pse nuk e fillon ti i pari te vesh ne zbatim fushaten e mosbegenisjes. Se 70% e shkrimeve tuaja kane kryefjale Edi Ramen.
Thjesht mos e begenis.
"Lëreni të vërdalloset sa nga një divan në tjetrin, pa e qaujtur se është".
Thua te jete kaq e thjeshte?
I nderuar, zoti Zaimi, mendoj
I nderuar, zoti Zaimi, mendoj qe nuk ka te beje thjeshte me begenisje. Albin Kurti eshte per Edi Ramen, nje pasqyre; nje pasqyre ne te gjitha aspektet; nje pasqyre ku ai shikon vetveten ashtu sic eshte ne te vertete, te shperfytyruar.
Ju permendni "ovacionet e hileve dhe xhufeve", por un mund te shtoj edhe ato te vehbijve dhe nanove. Besoj se jeni ne dijeni te "debatit" te madh qe ka shperthyer ne mediat sociale, mbi origjinen e Bubulines: eshte shqiptare apo greke, arvanite apo arberore, potank apo virgjerushe e panjolle...!
Imagjinoni deri ku shkon mbrapeshtia tek keta njerez! Mendojne se jane aq te zgjuar, sa tek deliriumi te Rames ne Athine, te gjejne nje shkas per debat serioz mbi gjera kaq te thella sa origjina e dikujt, dhe keshtu, me mbrapeshtine e tyre te estetizojne mbrapeshtine e Rames.
E ta imagjinosh, qe keta jane , ne njefare menyre, me te miret nder ata qe mbeshtesin kete regjim.
Albin Kurti eshte pasqyre edhe per kete soj njerezish. Pasqyrimi del edhe me i qarte, per faktin qe ai vete eshte i majte. Ne shohim te majtin Albin Kurti, ai i majti teorik, dhe nga ana tjeter keta te majtet e Shqiperise sone, keta zuzare!
Eshte ky konstrast, qe shpjegon edhe urrejtjen, te cilen nuk mund ta fshehin, ndaj tij.
Asht patriot i madh Kurti.
Asht patriot i madh Kurti. Greqia eksporton 150 milion euro mallra ne vit ne Kosove por nuk e njeh.
Nuk me cudit qe i vendos prane njeri tjetrit dy vllaznit Mitsotakis dhe Kurti.
Po a e njeh Edi Rama Kosoven?
Po a e njeh Edi Rama Kosoven? Mjafton kjo, ca duhen te tjeret. Ishalla nuk na merzitet dhe terheq njohjen se atehere u pa puna e Kosoves
Po rreshqet si kurvat. Ironia
Po rreshqet si kurvat. Ironia nuk eshte argument.
E ke gabim o zoti Druvar! Ne
E ke gabim o zoti Druvar! Ne kete vend vetem kurvat kane patur burreri!
E ke pet sharje apo levdate
E ke pet sharje apo levdate ate "druvar"? Se ne fakt jam rrobaqepes. Ca kane druvaret me pak se ty pervec shpirtit te zi?
Epitet reflektiv, mos e merr
Epitet reflektiv, mos e merr per konsiderate. Nuk humbet kaq shume kohe nje shpirtzi!
Add new comment