Protesta të dhunshme kundër Francës në Kaledoninë e Re. Parisi akuzon Azerbajxhanin për ndërhyrje

Postuar në 16 Maj, 2024 17:47

Franca po përballet së fundmi me një situatë të papëlqyeshme në një prej territoreve të saj të përtej detit. Në Kaledoninë e Re, ku ka një valë protestash të dhunshme. Më befasues është fakti se ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmain ka akuzuar disa prej pjesëmarrësve në protesta si të ndihmuar nga fuqi të huaja, konkretisht Azerbajxhani.

Nuk është fantazi. Më vjen keq që disa separatisë kanë bërë marrëveshje me Azerbajxhanin. Megjithatë, edhe nëse kan ndërhyrje Franca është një vend sovran në territorin e vet dhe aq më mirë kështu

citohet ai.

Gazeta “Politico” citon burime nga shërbimet inteligjente franceze sipas të cilave në Kaledoninë e Re “janë vënë re aktivitete nga Rusia dhe Azerbajxhani për muaj”.

Ata po nxisin narrativën se Franca është një shtet kolonialist

shprehen njerëz të shërbimeve franceze.

Nga ana e vet, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme azere, Aykhan Hajizada ka hedhur poshtë pretendimet në fjalë duke kaluar madje në një kritikë të hidhur dhe të hapur:

Në vend se të akuzojë Azerbajxhanin për mbështetje të protestuese pro-pavarëisë në Kaledoninë e Re, ministri i Brendshëm francez duhet të përqendrohet në politikën e dështuar të vendit të tij drejt territoreve të përtej detit, politikë që çoi në këto protesta

është shprehur ai.

Protestat shpërthyen pas ndryshimeve në Kushtetutën e Kaledonisë së Re që i lejon çdo qytetari që ka banuar prej 10 vjetësh në zonë të ketë të drejtë vote në zgjedhjet lokale. Franca ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërkohë që tensionet e saj me Bakunë kanë të bëjnë me politikën e saj në Kaukaz, ku ajo mbështet historikisht Armeninë. Situata sjell në vëmendje atë që ndodhi këto tre vite në Afrikë, ku Franca u detyrua të largohet nga Mali për t’u zëvendësuar nga trupat ruse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.