Këlliçi: Belinda Balluku paralajmëroi me shkresë Erion Veliajn për dëm potencial me inceneratorin e Tiranës
Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka diskutuar për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Këlliçi deklaroi se ministrja e Energjetikës e kohës, Belinda Balluku, aktualisht zv.kryeministre, ka paralajmëruar disa herë Veliajn për dëm potencial ndaj shtetit, dhe me gjasë, shkresa ishte ‘molla e sherrit’, mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkisë Tiranës, që është përgjegjës kryetari i Bashkisë, Veliaj.
E kam thënë muaj më parë, që një ndër akuzatorët kryesorë të përgjegjësisë së Veliajt, në dështimin e njësisë së zbatimit të projektit që monitoron kontratën, është edhe zv. kryeministrja Balluku.
Ajo e ka paralajmëruar me shkresë Veliaj për dëm potencial për shtetin.
Gjykoj që kjo shkresë është molla e sherrit mes autoritetit kontraktor, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkisë Tiranës, që është përgjegjës kryetari i Bashkisë, Veliaj.
Ministria e Infrastrukturës nuk ka marrë përgjigje nga Bashkia Tiranë. Thuhet se mos ushtrimi i detyrave të NJZP dhe mungesa e pjesëmarrjes në takimet periodike, mungesa e grafikëve të punimeve dhe mos raportimit ndaj autoritetet kontraktor, nëse jemi në kushte penaliteti, shkakton vonesa dhe rrezikon cenimin e interesave të palës shtet. Pra Balluku i drejtohet Veliajt dhe i thotë po rrezikoni cenimin e palës shtet
është shprehur ndër të tjera Këlliçi.
Add new comment