De facto, Thaçi u fut në burg për të shmangur ndarjen e Kosovës
Në Serbi presidenti Vuçiç po investohet për perspektivën e marrëdhënieve serbo-amerikane përmes Richard Grenell. Një showman i afërt me Donald Trump, një lloj Damir Fazlliç i politikës, që thuhet se ka sjellë Kushner me paketën e investimeve në Ballkan.
Është e kuptueshme që politikanë nga rajoni po blejnë sigurinë e tyre me koncesione të tilla përmes rrufjanëve si ky Grenell. Grenell u citua ditë më parë të shprehej se marrëveshja finale Serbi-Kosovë u arrit, por në lojë hyri Gjykata Ndërkombëtare që arrestoi Hashim Thaçin. Për të cilin në Serbi thonë se kishte “një marrëdhënie të shëndetshme me Vuçiç”.
Sipas drejtorit të revistës së përjavshme serbe, “Vreme”, Stevan Ristiç, marrëveshja mes Vuçiç dhe Thaçit parashikonte ndarjen e Kosovës, por ajo tani nuk ka gjasa të ndodhë.
Mendoj se marrëveshja për të cilën flet Grenell parashikonte ndarjen e Kosovës. U bënë përpjekje në atë drejtim dhe Grenell ishte përgjegjës për të. Kjo çoi në vizitën e Vuçicn në Shtëpinë e Bardhë
është shprehur Ristic, cituar nga mediat opozitare serbe.
Sipas tij marrëveshjen e bllokuan disa vende të tjera dhe më pas Trump nuk ishte aq I fuqishëm sa të imponohej.
Konteksti i kësaj marrëveshjeje shpjegon se Ballkani i Hapur ishte asgjë më shumë sesa një ombrellë propagandistike për të amortizuar çdo vendim për ndarjen në një suazë bashkëpunimi historik.
Që këtej mund të marrin shpjegim spazmat politike në Kosovë e mandej edhe Shqipëri dhe këtu kuptohet se cili është roli i Ramës me lobimin e tij personal për të liruar Hashim Thaçin.
Që duket se e futën në burg formalisht për krime lufte, por de facto për të shmangur ndarjen e Kosovës.
s.zaimi
Comments
Mos me krahaso ket rrufjanin
Mos me krahaso ket rrufjanin Grenell, me patriotin e madh dhe mikun me te madh te shqiptareve Damir Fazllic.
Dhe sidomos je i pafytyre qe e konsideron Trump antishqiptar apo antikurt. Ai do ti zhduki qeta soeosianet
Apo harrove?
Shko laj dhembet dhe duart e
Shko laj dhembet dhe duart e ndiq liderin ne Athine. Je gabim ketu.
Ketu vetem mendimet shkruhen.
Ketu vetem mendimet shkruhen. Do kisha duartrokitur shkrimin po te mundesha po ti nuk ke foní.
Primat i vertete.
Primat i vertete.
Kosova
Grenell futet nder ato politakane amerikane qe mendojne se lirine Kosoves ia solli nderhyrja amerikane dhe e NATOs dhe jo lufta e popullit shqiptar permes UÇK! Kujton se Kosova mund te trajtohet si prone meqenese Amerika ka investuar ne luften e Kosoves! Edhe Rama mendon keshtu, per fat te keq! Ndersa per fat te mire Albin Kurti mendon me drejte! Ai e di mire se pa popullin e Kosoves, NATO kurre nuk do kishte mundur te futej ketu dhe nuk mund te kishte ndikim ne Ballkan kaq shume sa ka, ne raport me Rusine dhe Kinen! Prandaj Amerika ti pershtatet Kosoves dhe shqiptareve dhe jo e kunderta! Rama me ndjekesit e tij nenvleresojne fuqine e shqiptareve si popull! Mendojne se vetem matrapazlleku dhe manipulimi sjell perfitim per ta! Kurse Kurti ka qendrim tjeter, me teper me kembe ne toke dhe aspak matrapaz! Gje e keqe eshte se shume shqiptare ne Shqiperi jane te fiksuar pas Rames dhe nuk kane integritet as moral e as intelektual! Kurse kosovaret jane me mire ne kete drejtim!
Nuk ka numer ne bashkesine e
Nuk ka numer ne bashkesine e numrave reale te perkufizoje sa te drejte ke. Nje gje vetem: Ramen e duan po aq sa donin Nanon. Si numer.
Eshte shume intrigues ky rast
Eshte shume intrigues ky rast, sepse mpleksen grupime te ndryshme interesi, per te arritur te njejtin rezultat.
Me kete kam parasysh si burokratet e Trump ashtu edhe ato te Sorosit ne Administraten amerikane. Me qarte kete mpleksje e nxjerr ne pah nongrata ndaj Berishes. Ndryshe nga c'thone ne PD dhe c'thote edhe vete Berisha( qe eshte e kuptueshme), me qendrimin e prere qe mbajti qe ne fillim fare ndaj tezes se shkembimit te territoreve, ai pat ngjallur zemerim, jo vetem tek grupimi sorosian ne DASH por edhe tek republikanet e Trump ( ketu e kemi fjalen, vetem per ata qe merren me rajonin tone dhe Shqiperine, qe te kuptohemi); une kete e kam vene re ne nje interviste te marre nga gazetari R.Papa, ndaj Bolton, dhe pikerisht tek menyra (bezdisese) sesi pergjigjej ky, kur i kerkohej nje mendim per qendrimin e Berishes.
Shkurt, si burokratet e Trump, si grupimi Soros, kane dashur qe te realizohej shkembimi i territoreve.
Si per ta kompletuar trillin e kesaj situate te cuditshme, edhe ata qe e pesuan mossuksesin e kesaj orvajtjeje, ishin dy politikane shqiptare, me qendrime diametralisht te kunderta; njeri, Thaci qe ishte promotor i saj dhe Berisha, qe ishte kunder. Thaci u arrestua dhe ndodhet ne burg. Berisha, e pesoi dyfish keq (mbase nga te dy grupimet amerikane): u shpall nongrata dhe u arrestua.
Kam pershtypjen se Thaci me shume e ka pesuar nga naiviteti; kurse Berisha nga kokefortesia. Sidoqofte, keto cilesi, dobesi a vese, jane tregues i terthorte i nje integriteti, qofte edhe thjeshte njerezor tek keta dy politikane. Sidomos, po t'i krahasosh me Ramen, tek i cili e ke te pamundur te gjesh qofte edhe hijen me te zbehte te nje virtyti cfaredo.
Te gjitha keto jane perralla
Te gjitha keto jane perralla metropolitane. Hashim Thaci ishte udheheqes i UCK pa te cilen nuk do ishte cliruar Kosova.
Sot eshte i akuzuar per krime lufte. Dhe juve te redaksise mund tju sjell 100 shkrime ku ju brohorisni per "faktet" lidhur me krimet e uck-se kryesisht ndaj patrioteve si Lumneshi me shoke.
Mos dilni me teorine e naivitetit dhe konjuktuturave politike globale per nje ceshtje qe eshte thjesht gjyqesore.
Dhe ketu kam parasysh si Thacin edhe Berishen i cili ne fakt eshte arsyeja e vetme e ketij shkrimi nga ana e juaj.
Pa na i sill ato shkrimet
Pa na i sill ato shkrimet brohoritese per Lumneshin. E dyta: Sali ky thote qe shkruajme per ty. E konfirmon ti Sali se i ke bere me hije te gjithe?
Nuk ju lexon sala. Kur te
Nuk ju lexon sala. Kur te shkosh per te marre rrogen pyete.
E di. Rendesi ka qe na lexon
E di. Rendesi ka qe na lexon kategoria jote. Per kete paguhemi. E kape tani?
Add new comment