Shfaqet papritur një sistem i fuqishëm i inteligjencës artificiale

Postuar në 03 Maj, 2024 14:21

Media të ndryshme raportojnë për shfaqjen në Internet dhe mandej nxjerrjen sërish të një varianti të fuqishëm Chatboti që duket se ka krijuar pështjellim.  I tillë është rasti i një sistemi të shfaqur për pak kohë në faqen LMSYS Org, e cila bën renditjen e këtyre sistemeve.

Përdoruesit e kësaj faqeje patën mundësinë të përdorin për fare pak GPT2-chatbot, po aq i fuqishëm sa GPT-4 i OpenAI. Madje, në disa teste specifike, ai performoi më mirë se të gjitha modelet e tjera ekzistuese.

Por ajo që mbetet mister është prejardhja e tij, pasi faqja LMSYS Org njoftoi se pezullimi i tij ishte i përkohshëm, pa specifikuar se cili ishte zhvilluesi i tij. Sidoqoftë, ka shumë spekulime se sistemi ishte një punë e papublikuar që ka dalë nga vetë OpenAI.

Modelet e papublikuara të AI brenda kompanive të tilla si OpenAI kanë qenë subjekt i spekulimeve intensive pasi njerëzit duhet të kërkojnë të kuptojnë potencialin e inteligjencës artificiale. Sipas disa raportimeve, OpenAI ka zhvilluar teknologji të re që thuhet se është aq e fuqishme sa ka çuar në pakënaqësi brenda kompanisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.