Karantina e ambasadës amerikane në Tiranë

Postuar në 28 Mars, 2024 17:10

Muajin e Historisë së Gruas, në mars, prezantojmë me krenari gra të jashtëzakonshme shqiptare që po përmirësojnë botën dhe po na frymëzojmë. Njëra prej tyre, gazetarja Anila Hoxha, ndau me ne historinë e saj të rritjes në Shqipërinë e viteve 1990 dhe na tregon se si tejkaloi sfidat si një grua që punon në një fushë ku mbizotërojnë meshkujt. Dëgjoni historinë e saj dhe këshillat për vajzat dhe gratë në këtë video

Kështu shkruan ambasada amerikane që mes të tjerave përfshin në listën e grave që frymëzojnë përmirësojnë botën edhe Musine Kokalarin. 

Këta të ambasadës amerikane ja kalojnë z. Rama me këtë arrogancën për t’i thënë botës: ja çfarë të frymëzon ty. Për të na thënë neve se Musineja dhe Anila të frymëzojnë.

Patjetër që edhe Anila mund të hyjë në tekstet e shkollave e ata që vijnë pas të lexojnë e të frymëzohen. Sepse kështu deshi ambasada amerikane në Tiranë, që përfaqëson një vatër të pambyllur sëmundjesh sociale në këtë vend. 
Nuk mbetën njerëzia të mësojnë nga diplomatët e një ambasade se nga kush do të frymëzohen. Në rastin konkret sepse një pjesë e madhe Musinenë dhe veprën e saj nuk e njohin dhe në rastin e gazetares, sepse njohin gazetarinë e këtyre viteve.

Një gazetari e mjerë, mbushur me injorancë, delirantë e zhurmues që është ndër përgjegjëset e klimës toksike në Shqipëri. Ata që punojnë në media e dinë se cila është klima dhe se në të vërtetë kjo bota maskiliste dhe paragjykuese aty nuk ekziston. Jo aq sa të prodhojë prototipë frymëzimi. 

Ambasada amerikane mund ta karantinojë veten me heronjtë që do, por nuk ka pse ata heronj të kalojnë si historia jonë. Sepse kështu po ja kalojmë edhe 28 mijë dëshmorëve të PPSh-së.

Ne mjafton të shohim se kush janë njerëzit e ambasadës që farkëtojnë karriera në media, se cilët gazetarë promovohen dhe financohen për ta kuptuar se çfarë ndodh. Dhe që këtej nuk ka pse të çuditet kush që ato që dikur Arvzu i quajti celula anti-amerikanizmi të shndërrohen në frymë. Se e thënë shqip: na kanë çara tajaren me hipokrizinë, servilët dhe papagajtë që kanë në rresht, si dhe aftësinë për ta ndotur çdo gjë që ka një vlerë në këtë vend. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Lexues i Rregullt (not verified) on

Nuk po flas per ty personalisht se mund te besh c'te duash, po nuk i ka hije Respublica gjithe ky mllef. Asnje ambasade nuk i ka borxh ndergjegjen morale kombit tone, ashtu si as ju nuk i detyroheni asnje gje lexuesit. Fakti qe keni krijuar nje profil dhe pritshmeri te nje niveli te caktuar nuk do me shtyje kurre t'ju shaj nese ju nje dite vendosni te flisni per dashnore futbollistesh apo shogune japoneze me origjine shqiptare.

Submitted by redaksia on

Mllefi mendoj se ka tw beje me suksesin e dikujt. Nuk besoj se ky eshte rasti e as ka qene, sepse te pakten ne media qe e njoh, veshtire te flitet per suksese profesionale. Nga ana tjeter, mllefi real ve ne levizje shume gjera dhe nuk eshte se na kane munguar mundesite te provohemi qe edhe ne te mund te beheshim frymezues per dike, se per boten nuk eshte me frymezues as Krishti. Po e nenvizoj: opinionet (te pakten ketu) jane vetem te tilla dhe askush nuk pretendon se ato jane e verteta. Jane vetem opinione. 

Nuk ia kam idene se cilat pritmeri jane krijuar dhe cfare profili eshte krijuar: bej nje pune qe ka nje fund pa u udhehequr nga ndonje ambicie per te afirmuar dicka, ashtu si e mendoj dhe di. Qe ketej edhe fakti se ambasada ne fjale nuk i ka borxh asgje shqiptareve - me aq sa di sepse nuk jam zedhenes i shqiptareve - me perjashtim te faktit se duhet te siller si Ambasade. Jo si tempull, edhe pse ka shqiptare qe e pelqejne apo u intereson te temjanisen aty. Se e perseris shqip: na kane care tajaren me keshillat dhe qeshjen e stamposur ne emer te dashurise per "popullin shqiptar qe meriton me shume". Eshte ambasade e asgje me shume.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po Zhakline Lekataren ku e ka lene?
Kjo Ambasade eshte "tempull " i shqiptarise. Pa te ky popull nuk do te egzistonte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.