Incidentet me Boeing 737 MAX 9, kompania spastron ekipin drejtues

Postuar në 26 Mars, 2024 00:05

Kompania e njohur e prodhimit të avionëve “Boeing” është tronditur së fundmi nga një seri incientesh që e kanë detyruar të marrë masa në drejtimin e vet administrativ dhe menaxherial. të hënën u njoftua largimi i Drejtorit Administrativ, Dave Callhoun, që do të qëndrojnë në detyrë deri në fund të këtij viti, ndërkohë që njoftohet largimi i dy personave të tjerë nga stafi drejtues: Stan Deal, kreu i linjave tregtare që nga vitit 2019, largohet menjëherë dhe kreu i kompanisë, Larry Kellner largohet në pranverë. Vendimi ka ardhur pas atij që quhet si një “incident në prag të katastrofës në janar kur një panel nga skafi qendror i një "Boeing 737 MAX 9" i “Alaska Airlines”, shpërtheu në mes të fluturimit. Graviteti i incidentit u pranua zyrtarisht nga Callhoun që në një letër drejtuar punonjësve theksonte ndër të tjera se:

Sytë e botës janë mbi ne dhe unë e di që ne do të dalim nga kjo si një kompani më e mirë, duke ndërtuar mbi gjithçka kemi mësuar duke punuar së bashku për të rindërtuar Boeing përgjatë viteve të fundit

Administrata Federale e Aviacionit i ka dhënë kompanisë 90 ditë për të adresuar problemin, që është së pari problem besimi pasi avionët e “Boeing” kanë pësuar një seri incidentesh. Callhoun ka vënë në dukje se sfida e drejtuesit të ri është shumë e madhe, pasi do të duhet të kuptohet jo vetëm aspekti menaxherial, por edhe ai i biznesit. Aktualisht “Boeing” është në proces ndërtimi të një avioni të ri – 777X -me një vlerë investimi 50 miliardë dollarësh dhe për të cilin deri në fund të vitit 2023 kishte 453 porosi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.