Puigdemont e provon përsëri

Postuar në 22 Mars, 2024 12:57

Ish-presidenti katalanas, Carles Puigdemont, njoftoi se do të kandidojë për kreun e partisë së tij separatiste, "Së bashku për Katalonjën" (JxCat), në zgjedhjet e parakohshme, që do të mbahen më 12 maj.

Puigdemont është aktualisht anëtar i Parlamentit Evropian dhe ky vendim do të thotë se ai nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme evropiane të qershorit.

Lideri pro pavarësisë u largua nga Spanja në vitin 2017 pas përpjekjes së paligjshme të shkëputjes së Katalonjës. Ai tha se po kandidon “për rikthimin e presidencës” të qeverisë katalanase (Generalitat) dhe për të “përfunduar procesin e pavarësisë që filloi në vitin 2017”, kur ai ishte president i ekzekutivit rajonal katalanas.

Pas largimit të tij nga Spanja në vitin 2017, qeveria e atëhershme spanjolle - e Partisë Popullore Spanjolle (PP/EPP) aktivizoi një nen të veçantë të kushtetutës (neni 155), me të cilin ekzekutivi katalanas u shkarkua dhe më pas u shpallën zgjedhjet e reja.

"Unë nuk jam konformist, nuk më pëlqen të jap dorëheqjen, nuk kërkoj atë që është më e rehatshme dhe më pak e rrezikshme në nivel personal," tha Puigdemont mbrëmjen e 21 marsit, ku njoftoi vendimin për t’u kthyer.

Do të ishte e pamundur, nëse pasi kam kaluar gjashtë vjet e gjysmë duke mbrojtur presidencën në mërgim (Belgjikë), tani që po hapet një mundësi për të bërë të mundur kthimin e asaj presidence që u hoq padrejtësisht dhe në mënyrë të paligjshme me nenin 155, unë të largohesha nga kjo përgjegjësi për arsye të rehatisë personale.

Rikthimi i tij në politikë në Spanjë vjen në një kohë kur ai, si të tjerët të përfshirë në procesin pro-pavarësisë, është në pritje të amnistisë që Kongresi spanjoll miratoi këtë muaj, por nuk ka hyrë ende në fuqi.

Amnistia ishte një kusht i partisë së Puidgemont dhe rivalit të tij të majtë, ERC (Esquerra Republicana de Catalunya, e majta republikane e Katalunjës) për të mbështetur betimin e kryeministrit të Spanjës, Pedro Sánchez (PSOE/S&D), si kreu i qeverisë, pasi partia e tij nuk ka shumicën në Parlament.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.