Athina sinjalizon rikthimin e marrëveshjes detare të 2009-s
Çështja “Beleri” mund të quhet padyshim si kazusi par excellence i zhbërjes së politikës ‘Zero probleme me fqinjët” që formuloi në nisje të qeverisjes së vet Kryeministri Edi Rama. Kjo sepse pavarësisht rolit të provueshëm të tij nëkëtë çështje, në Athinë perceptimi është se ka qenë pikërisht zoti Rama që ka ezauruar një shkelje të një niveli të cilin Greqia po sheh ta shndërrojë në problem europian.
Jo për sentimentalizëm, as delir persekutimi, por strikt interes politik. Në një shënim të vetin në gazetën “Kathimerini”, deputeti i Demokracisë së Re, njëkohësisht profesor i të Drejtës Ndërkombëtare, Angelos Syrigos, thekson se çështja në fjalë ka imponuar ndryshime të thella në qasjen e Athinës ndaj Shqipërisë. Sipas tij, trajtimi i saj në plan dypalësh do ta shndërronte Greqinë si pjesë të problemit ballkanik, ndërkohë që aktualizimi në axhendë europiane, do të hapte një tjetër dritare shqyrtimi, duke bërë të domosdoshëm edhe një:
Rishikim të marrëdhënieve tona me Shqipërinë(dhe të çpluhurosim marrëveshjen e firmosur të 2009-s)
Ajo që sinjalizon probleme serioze është perceptimi se “Tirana nuk i kupton gjestet e vullnetit të mirë” se I merr ato “për dobësi”, çka na jep të kuptojmë se në Athinë po përgatiten të sillen pak ndryshe me fqinjin e veriut dhe të vënë në veprim ato mjete të cilat kaposhi i Tiranës i kap në ajër dhe e bëjnë të ulë bishtin. Dhe përmendja nga Syrigos e marrëveshjes së vitit 2009 është një ndër mesazhet më të forta.
Me shfaqjen konstante dhe ekstreme të “superioritetit europian” ne kemi pranuar të gjitha prapakthimet dhe lëshjimet sepse kemi qenë në gjendje të sigurojmë interesat tona në çështje të tjera…Ne e mbajtëm madje pa ratifikuar marrëveshjen e vitit 2009 për shkak të kësaj perspektive. Shkuam edhe më tej nën qeverinë e Syriza-s, duke vepruar sikur kishim mashtruar shqiptarët dhe kishim nevojë për një marrëveshje të re, kur në fakt marrëveshja e 2009-ës është paradigma e delimitimit detar
shkruan Syrigos që shton se refuzimi i Tiranës i asaj marrvëveshjeje u bë nën ndikimin e Turqisë.
A mjafton një opinion i tillë për të vënë në lëvizje politikën greke ndaj Shqipërisë? Dhe në çfarë do të konsistonte ky ndryshim? Kjo mbetet për t’u parë, por mësimi A që marrim nga ky rast është se askush nuk po i beson më kryeministrit të Shqipërisë në Athinë. Dhe tjetra: ne si qytetarë të Shqipërisë nuk e dimë ende se cili ineres u mbrojt me arrestimin e Belerit, që fitoi zgjedhjet.
s.zaimi
Comments
Kujt po i rruhet se ca thote
Kujt po i rruhet se ca thote ai.
Nuk i intereson kjo Greqise
Profesori eshte ne te drejten e Zotit te mendoje e te shprehet se jo vetem mund te cpluhuroset por edhe te vihet ne zbatim, por me shume se ndonje emision televiziv mbremjeje, qofte ne Greqi, apo ne Shqiperi, kjo teme nuk mba. Marreveshja e 2009. e nenshkruar nga qeverite e kohes nuk e mori vulen e fundit. Dhe Greqia, ashtu si cdo vend tjeter demokratik, e di se kjo lloj vazo pandore nuk mund te hapet.
Nga ana tjeter, i gjithe diskutimi, nuk ka te beje fare me marreveshjen e 2009. E para Shqiperise nuk i rendohet fare nese ajo marreveshje vihet ne jete. E dyta as Greqia nuk eshte se fiton gje nga kjo. Per Shqiperine, edhe dergesa ne Hage, sic kishte premtuar Rama, nuk ndryshon shume. Kurse per Greqine ndryshimi eshte themelor.
Greqia shpresonte ti thoshte Turqise, qe ne Greket, kur kemi mosmarreveshje shkojme nder gjykata. Ne zbatojme ligjet nderkombetare qe ju nuk i zbatoni, dhe degjojme e zbatojme verdiktet e gjykatave nderkombetare.
Nese Greqia njeh dhe zbaton me forcen e me te fuqishmit, marreveshjen e Berishes me Shqiperine, ate qe gjykata shqiptare e zhvleftesoi, kush e ndalon Turqine te mos njohe po me forcen e me te fuqishmit, sovranitetin e ishujve greke qe duhet te ishin te pamilitarizuar ne baze te taktatit te Lozanes, qe per me teper askush nuk e ka hedhur poshte?
E dyta dhe me e rendesishmje. Ne Evropen e sotme po zvogelohen gjithnje e me shume hapesirat qe problemet bilaterale te shnderrohen ne probleme Europiane. Nuk ka gjerman e francez, po as italian e austriak, apo spanjoll e holandez qe mund te degjoje me lehtesi ankesat e nje vendi te vogel te EU ankesat per nje ekstrakomunitar. Jane keto vende motorike te EU qe kane shtruar autostradat greke, portugeze apo rumune me parate e taksapaguesve te tyre. Edhe Greqia vete nga ana e saj, karshi dhjetra problemeve qe ka me turqit, maqedonet, tendencat ne rritje te te djathtes ekstreme, ceshtjet e mosbesimit te qeverise, korrupsionit galopant me te madh edhe se vendet e lindjes ne BE, e ka pothuajse te pamundur te shpenzoje fuqi per nje problem, qe ne fakt nuk eshte fare problem. Dihet boterisht qe minoritetit grek ne Shqiperi nuk i eshte prekur asnjehere e as do i preket ndonjehere ndonjefarelloj e drejte. Nuk ka asnje shans qe nje pjestar i ketij minoriteti, ne shqiperi, te preket ne te drejtat nga fakti qe eshte pjese e ketij mioriteti.
E kunderta ka ndodhur, dhe ndodh cdo dite ne Greqi apo edhe ne Shqiperi.
Deputete greke kane ardhur ne token Shqiptare, e vijne vit per vit, per te perkujtuar nje kriminel qe u neutralizua nga forcat speciale shqiptare pas shkembimit te zjarrit me to. Nuk ka ndodhur ndonjehere qe deputete shqiptare te shkojne te perkujtojne ne Greqi shqiptarin qe policia greke hodhi nga ballkoni duke i shkaktuar vdekjen, apo tjetrin qe e rrahu deri sa vdiq brenda rajonit. As tifozin shqiptar qe u rrah per vdekje nga kalimtaret greke vetem se brohoriti per Shqiperine.
Nuk ka asnje shans qe nje minoritar grek te preket me dore nga Vermoshi ne Konispol, nga fakti qe eshte i tille.
Add new comment