Nënkomisioni mbi Stratigrafinë e Kuaternarit: Anthropoceni nuk njihet si epokë gjeologjike
Është thuajse e pabesueshme sesi diskutimi për klimën dhe ndikimin e njeriut ka rrëshkitur në një histeri gati që po ndan edhe shkencëtarët.
Në një vendim të kohëve të fundit, Nënkomisioni Ndërkombëtar mbi Stratigrafinë e Kuaternarit(periudha gjeologjike aktuale) përcaktoi se Anthropoceni – një nominacion mbi një epokë të re që lidh veprimin e njeriut me pasoja të pakthyeshme në planet në rrafsh gjeologjik – nuk mund të kualifikohet zyrtarisht si epokë gjeologjike.
Në vendimin e miratuar me 12 vota, katër anëtarë kanë dalë kundër. Më tej akoma, dy prej tyre, paleontologu Jan Zalasiwicz i Universitetit të Leicesterit dhe Martin Head, stratigraf i universitetit të Brock, kanë kërkuar publikisht që votimi të anullohet. Sipas tyre votimi është zhvilluar në kundërshtim me procedurat dhe statutin, diçka e pabesueshme nëse merr parasysh se për çfarë organi po flasim.
Vendimi megjithatë mbetet në fuqi dhe ai mund të zhbëhet sipas disa shkencëtarëve vetëm me një propozim të ri në të ardhmen që do të mund të votohej. Në çdo rast skualifimi i përkufizimit në fjalë ka pasoja jo vetëm në aspektin pedagogjik, por edhe atë ekonomik dhe në kërkimin shkencor. Anthropoceni e vendos njeriun në një pozicion stigme në relacion me planetin, duke u prirur kështu të shndërrojë politikat ekologjike në ekskluzivitet global çka do të kishte pasoja të thella strukturore.
Termi u propozua nisur nga identifikimi i plutonit në sedimente, çliruar nga shpërthimi i bombës me hidrogjen në vitin 1952 në Toronto. Mikroplastika, pesticidet dhe hiri i djegies së karburantit konsiderohen gjurmë të tjera që mund të çojnë në definimin e një epoke të re që do t’i jepte fund Hollocenit.
Add new comment