Refuzon zbatimin e vendimeve të Kushtetueses, por vetëshpallet garant i pavarësisë së SPAK-ut
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot me një mesazh për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë më 16 shkurt. Në mesazhin e vet, publikuar në faqen e vet në facebook, z. Rama rendit si të thuash arritjet e Shqipërisë sipas tij dhe kalon në revistë cilësitë e saj perëndimore. Ajo që tërheq vëmendjen megjithatë është ndalesa e posaçme e kryeministrit në reformën në drejtësi për të cilën përcjell një mesazh shumë ambig.
Sekretari Blinken do të gjejë një Shqipëri mirënjohëse për miqësinë e pazëvendësueshme dhe për mbështetjen pa rezerva të Shteteve të Bashkuara në rrugën e transformimit tonë rrënjësor, e posaçërisht në këtë kohë një Shqipëri falënderuese për partneritetin e çmuar të Shteteve të Bashkuara në reformimin historik të sistemit të drejtësisë, ku qeveria që unë kam privilegjin të udhëheq mbetet vendosmërisht garante e pavarësisë së drejtësisë së re, në përpjekjen e madhe për zhbërjen e kulturës së vjetër të pandëshkueshmërisë
shkruan z. Rama.
Si mundet të jetë ekzekutivi garant i pavarësisë së drejtësisë së re që u sanksionua me ndryshime kushtetuese konsensuale?
Është një mesazh që flet më shumë se të gjithë aspektet e tjera për shkak se klasa politike shqiptare është në vorbullën e një kontrolli penal thuajse tërësor që ka nxitur një frymë pasigurie. E përmbi të gjithë, përflitet emri i z. Rama si diktues i kësaj drejtësie, edhe pse ky supozim nuk gjen shumë mbështetje në realitet.
Megjithatë ky vetëreferim si shtylla e pavarësisë për drejtësinë duhet të jetë shumë problematik sa kohë që nuk ka asnjë element të mbështesë këtë pretendim, sidomos nëse mbajmë parasysh se vetëm pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë deklaroi se vendimet e saj nuk po zbatohen nga Kuvendi i Shqipërisë duke konsumuar një shkelje shumë të rëndë.
Dhe po flasim për një vendim që ka të bëjë me mandatin e ish-ministres Xhaçka, ndaj së cilës ka vendim gjykate se ka marrë vendime që kanë cenuar sigurinë kombëtare. Si do të analizohej kjo sjellje e një Kuvendi ku dominon vetëm një njeri që sot shpallet garant?
s.zaimi
Comments
"... edhe pse ky supozim nuk
"... edhe pse ky supozim nuk gjen shume mbeshtetje ne realitet". Supozimi per te cilin behet fjale eshte qe Rama kontrollon drejtesine e re.
Nuk e di per cfare realiteti e ka fjalen zoti Zaimi. Ka kaq shume fakte dhe prova, qe deshmojne pikerisht kete "supozim"; dhe jane kaq te shumta. Argumenti kryesor qe perdorin propagandistet e Rames eshte hetimi apo denimi i nje sere bashkepunetoreve te tij nga kjo drejtesia e re. Eshte njejte sikur te thuhet qe drejtesia ne kohen e diktatures ishte aq e drejte, saqe ajo ndeshkoi bashkepunetoret me te afert te diktatorit... dhe cfare ndeshkimi pa! Nese Rama i ndeshkon vetem me burg apo syrgjynosje, Hoxha edhe i pushkatonte; mbase eshte kjo arsyeja, qe e ben Ramen te thote "ne , te pakten, nuk vrasim!"; ketu ai kerkon te kihet parasysh Berisha i 21 janarit, por gabimi frojdian e tradheton.
E meqe ra fjala tek Berisha, mjafton vetem rasti i tij, dhe vetem ky rast, per te provuar sesa e ndikuar nga Rama eshte kjo drejtesia e re. Ata qe perdorin argumentin tjeter, po kaq te mbrapshte, se nuk eshte RAma, por amerikanet pas arrestimit te Berishes, japin nje prove shtese, qe kjo drejtesi e re, jo vetem qe eshte e kontrolluar, por e kontrolluar nga individe te huaj, qe s'kane shtetesi shqiptare, qe as votohen nga shqiptaret dhe qe natyrisht nuk mund te japin llogari para tyre. Pra, jemi para nje krimi te madh te kesaj drejtesise se re.
Ky Saliu jot te keput
Ky Saliu jot te keput shpirtin per zotin. Sa here e degjoj me vjen te qaj. Viktime e pafajshme e diktatures Ramiste. Apo ato fjalimet qe mban. Te ndezin per zotin. Populli mo,po e ndjek dhe cdo date 32 te muajit e rrezon Ramen. Problemi eshte se Rama ka filluar vertet te rrezohet qysh ne 2013, por eshte aq i gjate sa do duhen edhe 20 vite te tjera per ta pa shtrire. Keshtu Saliu jone i dashur do iki nga kjo bote me enderr te parealizuar.
Ky Saliu, qe thua zotrote, e
Ky Saliu, qe thua zotrote, e ka fituar betejen e vet, qofte me Ramen qofte me kundershtaret e vet ne pergjithesi. Kjo qe po i ndodh tani, duket si nje dhurate krejt e papritur per te permbyllur ne menyren sa me dinjitoze karrieren e tij politike; sepse padrejtesia qe po i behet ne menyre kaq te hapur dhe brutale, le ne hije te gjitha hijet e karrieres se tij. Ketij Saliut, qe thua zotrote, ia kane uruar dhe ia urojne shpesh vdekjen, jo thjeshte ate politike, por ate biologjike; ketu e kam fjalen per persona te njohur te opinionit publik; per ironi nje sere prejt ketyre kane vdekur duke i uruar vdekjen Saliut; po permend, natyrisht pa emra, vetem dy: nje ish-analist shume te njohur dhe nje ish-poeto-analist edhe ky tejet i njohur; te dy i uroni vdekjen Saliut; ky i fundit madje edhe me vjersha te perditshme ne nje te perditshme; te dy vdiqen, njeri nga kanceri tjetrit i plasi zemra .... mesa duket nga marazi se nuk po vdiste ky Saliu...!
Se mos vetem keta. Per te
Se mos vetem keta. Per te qene i sinqerte dihet fillu shume heret. Me 2 priilin e Shkodres, 4 djem ne lule te rinise, Remzi Hoxha,Azem Hajdari, Gramoz Pashko, Gazidede, Sokol Olldashi, dhjetera djem tropojane, Kosta Trebicka mund te vazhdoj numerimin sa te duash. Po ke te drejte. Ka me cfare krenohet.
Ke shume te drejte. Saliu do
Ke shume te drejte. Saliu do te rroje sepse cdo dite merr jete nga ditet e tua, nga ditet e malokeve ne pergjithesi.
Saliu eshte ajri qe maloket e zbritur ne rrethinat e Durresit, Kamzes dhe Tiranes thithin.
Saliu eshte uji qe ata pijne.
Saliu eshte buka qe ata hane.
Gabimet e Saliut jane fajet tuaja, o maloke ( sic u shpreh nje ardhacake e Kamzes).
Saliu eshte vete Kanuni.
Saliu eshte Lek Dukagjini.
Saliu eshte Mbret.
Saliu eshte Pasha, o Qerrata.
Lume shpelloret qe e kane.
Add new comment