Mediat në Kosovë: Përpjekje nga shërbimet serbe për të vrarë Albin Kurtin në Shkup

Postuar në 10 Shkurt, 2024 14:34

Mediat në Kosovë raportojnë për përpjekje për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti. Sipas RTK-së, ka patur një përpjekje të Serbisë për të vrarë Albin Kurtin gjatë qëndrimit të tij në Shkup.

Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe

citon RTK-ja një burim të institucioneve të Serbisë.

Media në fjalë paralajmëron se do të zbardhë të gjithë versionin e kësaj përpjekjeje që duket se vjen si goditje në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.