Dhoma e Lordëve - nuk zgjidhen por vendosin prej 800 vjetëve

Postuar në 03 Shkurt, 2024 18:23

Ka qenë përgjithmonë me pleq, meshkuj dhe të bardhë. Një pikturë, apo skicë e vitit 1808 sillet nga revista “Spiegel” për të karakterizuar Dhomën e Lordëve në Britaninë e Madhe, që me kalimin e viteve ka fituar shumë emra dhe epitete.

Një erë e rëndë e harruar nga historia, ose “një siklet kombëtar”.

Këto të dyja mjaftojnë për të vënë në dukje perceptimi  mbi një trupë legjslative që është tanimë një shfaqje parukerie luksi. 800 anëtarë, dikur 1330 që prezantohen si ajka e një shoqërie demokratike, strukturën dhe evolucionin e së cilës nuk e përfaqëson. Mosha dominuese: mbi 70 vjeç. Shkollimi kryesisht privat, shumë pak njerëz me ngjyrë dhe asnjë nga imigracioni.

Revista ka mbledhur të gjitha stigmat: je Lord apo ke një titull sepse një stër-stër-stër-stër-stër-stër gjysh ishte një “dukë apo earl i zakonshëm. Në vitin 1925 u ndalua shit-blerja një vendi në Dhomën e Lordëve, por revista citon mediat në Britani që shkruajnë se që nga viti 2010 kur në pushtet erdhën konservatorët, 22 donatorë të partisë së djathtë hynë në Dhomën e Aristokracisë. Shifra e dhënë prej tyre për konservatorët; 54 milionë stërlina.

Mund të jetë rastësi megjithatë

ironizon revista gjermane.

Biznesi ka gjetur po ashtu rrugën për në majën e legjislativit të Britanisë për të nisur lobimin për projekte të tyre si naftë, gazi, duhani apo edhe për “bastione të demokracisë si Arabia Saudite, Kina dhe Rusia”.

Dhoma e Ulët publikoi një raport hetimor në vitin 2020 për ndikimin e “elitës ruse” mbi shtetin dhe shoqërinë angleze pasi një ish-lord deklaroi se Putin mund të ishte një kandidat për Nobelin e Paqes. Boris Johnson mandej (in)filtroi në Dhomë djalin e një ish-oficeri të KGB-së sovjetike, pronar i disa gazetave britanike; Evgeny Lebdedev, sot Baroni Lebedev i Hampton. Ngjan pak si kapërcimet ylberike të Thommas Schelby që u shpreh me zë të lartë se “unë jam revolucioni i vetes”.

Absurditan – ja një titull që gjen revista për Dhomën e Lordëve, “një trupë 800 vjeçare legjislative që nuk zgjidhet”, por trashëgon titujt në linjë mashkullore, edhe pse këtë ta zëmë e ka hequr si rregull edhe familja mbretërore. P.sh Lordi 85 vjeçar, Arthur Gore, Earl i nëntë i Arranit për shkak se ka vetëm dy vajza do ta trashëgojë titullin e vet te William Henry Gore, një kushëri i tij i pestë që jeton në Brisbane të Australisë dhe eventualisht do të bëhet legjislator në Britani.

Ose një shembull tjetër edhe më prozaik: një farë Merlin Sereld Victor Gilbert Hay, Earli i 24-t i Errollit, është trashëgimtari i Sir Iain Moncreiffe i That Ilk dhe Diana Hay, Kontesha e 23-të e Errollit. Merlini thotë se ka lidhje gjaku edhe me Drakulën të cilin revista e quan “një vrasës në masë i shekullit të 17-të”. Ka një klub privat që pranon vetëm paraardhës të atyre që luftuan në Betejën e Flodden 500 vjet më parë, por nga ana tjetër shqyrton ligjet që kanë të bëjnë me anullimin e rregulloreve të BE-së. Vetëm pse në gjakun e tij ka diçka nga një paraardhës i ngritur.

Nuk ka vend tjetër në botë që u jep kaq privilegje pasardhësve të fisnikërisë

vë në dukje revista që ka gjetur edhe një tjetër personazh që ka një sugjerim.

John Bird, 77 vjeç, mban një tatuazh në dorën e majtë. Irlandez, ai ka një jetë të dyfishtë, me probleme në rininë e tij, probleme me ligjin dhe botën e nëndheshme. Nga jetimorja në moshën 7 -vjeçare në themelimin e “The Big Issue”. Një nga gazetat më të suksesshme të rrugës në botë që i dha titullin OBE – Urdhëri i Perandorisë Britanike dhe një vend në Dhomë. Ku thotë se ndihet për herë të parë si i përket diçkaje.

Kam kompleksin e Napoleonit

citohet ai duke vënë në dukje se Dhoma është vendi me egalitar në botë, ku vlerësohesh për atë që bën.

Kjo është sipas tij receta: Çfarë bën, jo çfarë je. Dhoma është e etur për shembuj të dobisë për të bërë diçka

Dhe me punën apo atë që bën vjen edhe prestigji. I cili nuk është vetëm simbolikë dhe kozmetikë parazitare. Është mesa duket një destinacion. Këtë me gjasë bën Aristokracia dhe e gjithhë menuja e “kotësive të ekzagjeruara të saj”. Të jep një finish në këmbim të kontributeve të jashtëzakonshme. Dhe kjo nuk është pak në një botë ku edhe identiteti human po shtrohet për diskutim.

s.zaimi

Comments

Submitted by Dori (not verified) on

E pare ne vetem ne kete aspekt, me te vertete qe duket qesharake kjo Dhoma e Lordeve. Po ashtu mund te thuhet edhe per vete familjen mbreterore, mbretin dhe privilegjet e tyre.
E megjithate... ky vend e ketyre atavizmave "qesharake" historike, eshte vendi me demokratik i Europes; sidomos eshte vend me demokratik se Gjermania e "Spiegel", e cila cilesohet si "demokraci e kontrolluar", njejte si Japonia.
Eshte ky vend i ketyre atavizmave qesharake politike, qe "polli" SHBA-ne, Kanadane, Australine, Zelanden e Re, te gjitha keto vendet me demokratike te botes. Ne flasim per cilesine e jetes ne vendet Nordike, por vendet e mesperme, gjithsesi jane me te avancuara demokratikisht se keto nordiket.
Keshtu i bie qe keta pleqte e "Dhomes se Lordeve", vendimet dhe politikat qe kane ndjekur, kane bere te mundur qe vendet ku vendimet e tyre kishin ndikim, te jene me demokratiket ne bote.
Krejt e kunderta ka ndodhur dhe ndodh me vendet, ku vendimet me te rendesishme i marrin "te rinjte" e iluminuar, qe "kane hedhur poshte paragjykimet e brezave te vjeter"... si ne vendet e Amerikes Latine, ne Europen Jugore, ne Greqine fqinje; dhe keta te rinje jo rastesisht qellon te jene te gjithe te majte!
Prandaj, me ngjall neveri edhe thirrja qe e degjojme kaq e kaq vite, nga shume gazetare, analiste, dhe per ironi edhe politikane : te largohen te vjetrit, tu'a lene vendin te rinjve ...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.