Kërkesa për naftë drejt fundit, Arabia dhe Emiratet rrezikojnê 1/2-n e të ardhurave

Postuar në 03 Dhjetor, 2023 16:39

 

 
Një raport i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë cilëson se kërkesa globale pëe hidrokarbure do të kulmojë në vitin 2030 për të nisur mandej rënien.
Në këto kushte të pakthyeshme të drejtimit të ekonomisë duket se për 28 vendet prodhuese të naftës do të ketë rënie thelbësore të të ardhurave duke kërcënuar stabilitetin.
Një qendër studimore e specializuar në këtë fushë, Carbon Tracker sugjeron se elektriciteti do të jetë baza e të gjithë sistemit të energjisë për shkak të kostove të ulëta të impianteve me erë, diell dhe baterive elekrike.
Për pasojë llogaritet se të ardhurat për ato që quhen petroshtete do të reduktohen nga 15,6 trilion euro parashikuar për vitin 2040 në 8,3 trilion euro. Për vende si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite dhe 28 eksportuesit kryesorë ekspozimi është deri në 50% të të ardhurave.
 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.