Saveta Shanto, motra e Vasilit u internua në fermën Çlirim
Saveta Shanto ishte motra e Vasil Shantos. Ajo luftoi gjatë Luftës së Dytë Botërore krah të vëllait dhe të shoqit, Petro Bollati. Por jo shumë kohë pas fundit të luftës, diktatura komuniste i dënoi me pushkatim të shoqin dhe më vonë e internoi në Shtyllëz të Fierit.
Petro Bollati ishte me origjinë nga Mali i Zi dhe kishte mbajtur detyrën e Komandantit të Divizionit të Mbrojtjes për Veriun. Pas disa divergjencave me Koçi Xoxen dhe Mehmet Shehun, debate për të cilat Enver Hoxha nuk pranoi ta dëgjonte dhe e ndaloi të fliste, ai dorëzoi teserën. Në 1956, ai u internua në Skrapar dhe më pas e akuzuan si agjent të Jugosllavisë, për ta pushkatuar vetëm një ditë pas gjyqit.
Ky moment do të shënonte internimin e Saveta Shantos me fëmijët, njëri prej të cilëve rrëfen historinë për DW. Ai e ka kaluar fëmijërinë në fermën "Çlirim", ku është rikthyer pas shumë vitesh.
Add new comment