Nis raundi i negociatave teknike në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës

Postuar në 16 Nëntor, 2023 13:08

Ka nisur sot në Bruksel raundi i ri i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Mediat raportojnë se me ndërmjetësinë e Miroslav Lajçak, negociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç kanë nisur diskutimin dhe bëhet e ditur se Beogradi ka nisur në Bruksel ekipin më të madh të ekspertëve deri më tani që mbulojnë çështje të tilla si Asocacioni, të humburit dhe energjia.

Takimi ka rëndësi politike pasi ai në të vërtetë zhvillohet duke injoruar një kërkesë të Kosovës për ndryshim qëndrimi ndaj Serbisë pas ngjarjeve të Banjskës më 24 shtator, duke konfirmuar se praktika e sanksioneve të BE-së dështoi për të dyja vendet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.