Kina dhe SHBA rivendosin komunikimin ushtarak. Xi: Nëse dyert tona do hapen, nuk mbyllen më
Kina dhe SHBA kanë rënë dakord të rivendosin kanalet e komunikimit ushtarak mes tyre. Kjo është vendosur mes dy presidentëve, Biden dhe Xi Jinping në takimin e tyre në kuadër të samitit të përbashkët mbajtur në SHBA. Të dy krerët e shteteve kanë biseduar për katër orë dhe ndër pikat e dakordësuara është edhe heqja dorë nga Kina e pordhimit të përbërësve të fentanilit që konsiderohet një drogë epidemike në SHBA.
Megjithatë nuk ka patur asnjë përparim për çështjen e Tajvanit, nisur nga fakti se Xi i ka deklaruar Biden të ndalë armatimin e ishullit, bashkimi i të cilit me Kinën është “i pandalshëm” siç citohet ai. Takimi është cilësuar i rëndësishëm sepse ka hapur opsionet e bashkëpunimit dhe ka eliminuar mundësinë e konfliketeve të afërta, ndërkohë që Biden nuk ka shpëtuar dot nga kurthi i vetes. I pyetur nga reporterët nëse ai vazhdon të mendoj se presidenti kinez është diktator, term që e ka përdorur më herët dhe që provokoi reagime, presidenti amerikan iu përgjigj:
Po ai është. Ai është diktator në kuptimin që është njeriu që drejton një vend, një vend komunist me formë qeverisjeje tërësisht të ndryshme nga ne.
Sa për Xi, komente të tilla janë kaluar lehtë.
Besoj se nëse dyert e marrëdhënieve Kinë-ShBA do të hapen, ato nuk do të mbyllen më
ka thënë ai.
Takimi është një sinjal që shënon politikën shumëdimensionale të Kinës, një partner i Rusisë në luftën e Ukrainës, por që nuk i lidh duart me një qasje që e sheh Perëndimin, tregun e vet kryesor, si antagonist dhe të papajtueshëm.
Add new comment