Izraeli i përdor raketat për të mbrojtur popullin e vet!!! Pak më kujdes kur flet për luftën e të tjerëve!

Postuar në 17 Tetor, 2023 22:33

Gjatë konferencës për shtyp me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, z. Rama bëri një analogji mes situatës në Kosovë dhe situatës në Palestinë. Dhe duke e vijuar analogjinë, ai krahasoi Kosovën me Palestinën, si dy vende që janë marrë peng nga klasa e vet politike.

Me një deklaratë të guximshme, sidomos për kryeministrin e një vendi që është në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, z. Rama tha ndër të tjera se “Izraeli i përdor raketat për të mbrojtur popullin e vet, Hamasi përdor popullin për të mbrojtur raketat”.

Është diçka e tepërt edhe për standardin e z. Rama dhe kjo deklaratë vjen e merr një tingëllim shumë cinik në dritën e sulmit të sotshëm në një spital në Gaza ku askush nuk po pranon përgjegjësinë.

s.zaimi

Comments

Submitted by edi (not verified) on

Besoj se truri i Rames eshte i manipuluar dhe ai nuk eshte me ne gjendje te argumentoje por i mer gjerat si ja dergojne para tavolines.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.