Samiti i parë i energjisë bërthamore
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore njofton mbajtjen në fillim të vitit 2024 të një samiti që do të merret me ndikimin e energjisë bërthamore në adresimin e sfidave globale për reduktimin e hidrokarbureve.
Përherë e më shumë vende po planifikojnë përdorimin e energjisë bërthamore në rrjetin e tyre apo të zgjerojnë programet ekzistuese. Kemi vërejtur një zhvendosje pozitive në vitet e fundit, një kuptim në rritje të faktit se energjia bërthamore është e domosdoshme për adresimin e sfidave më të vështira të sotme
është shprehur drejtori i Agjencisë, Rafael Mariano Grossi.
Bashkëorganizatore e samitit është edhe Belgjika dhe samiti do të drejtohet në bashkëpunim me kryeministrin beleg, Alexander De Croo që ka vënë në dukje se Europa duhet të ulë me shpejtësi përdorimin e hidrokarbureve. Sipas të dhënave aktuale parashikohet që në samit të marrin pjesë rreth 30 vende, përfshirë drejtues të qendrave studimore, ekspertë dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Add new comment