Sanksione ndaj Serbisë, pastaj rinisje e dialogut
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar në Samitin e liderëve europianë në Spanjë, se rinisja e dialogut me Serbinë ka si kush vendosjen e sanksioneve ndaj kësaj të fundit për sulmin e Banjskës.
Nuk ka arsye për t’u takuar para se të ndërmerren sanksionet ndaj Vuçiçit, fillimisht sanksionet dhe më pas mund të flasim për të tjerat
citohet ajo.
Osmani është e para zyrtare që prezanton një qëndrim të Kosovës për rinisjen e dialogut me Serbinë, duke kërkuar në këtë rast një minimum, pasi sulmi i Banjskës u cilësua si terrorist nga Perëndimi.
Add new comment