Raportime për vendosjen e Vuçiç nën sanksione
Bogdan Bogdanoviç, aktivist dhe politikan serb në Kosovë shkruan në rrjetin social X se sipas informacioneve që disponon, pritet që presidenti serb Aleksander Vuçiç do t’i nënshtrohet së shpejti sanksioneve nga komuniteti ndërkombëtar. Sipas tij, do të jetë presidenti francez Emmanuel Macron që do t’i komunikojë Vuçiçit informacionin se ai nuk është më partner i komunitetit ndërkombëtar për “shkak se mbështet terrorizmin”.
Po kështu Bogdanoviç ka përcjellë me tone pozitive atë që ai e quan “refuzimin e kancelarit gjerman Scholz për të biseduar me Vuçiç”, ndërkohë që presidentja e Kosovës, Osmani, është parë të takohet me të gjithë drejtuesit kryesorë të Europës në Samitin e Granadës.
Add new comment